Një 37-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Burime nga policia e Matit bënë me dije se bëhet fjalë për Fatos Jazin, banues në Cëruj.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Mat me shkresë Nr.44, dt.08.01.2016, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, ka urdhëruar ndalimin si autor i dyshuar për vjedhje, duke e dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale të “Vjedhjes”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
BW/d.i.