• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Masterplani/ Shqipëria synon të rrisë prodhimin e gazit në kuotat e para 40 viteve

by A R
13/08/2016 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flet Dritan Spahiu, drejtor i Politikave dhe Zhvillimit të Hidrokarbureve në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë/Në 2020-n, Shqipëria parashikohet të prodhojë gaz natyror aq sa ka prodhuar përpara 40 viteve, rreth një miliard metër kub gaz në vit. Duket si një ‘deja vu’, por të arrish kuotat e dikurshme të gazit natyror nuk është një sfidë e lehtë. Tingëllon ironike!

Shqipëria, për herë të parë, do të ketë një dokument të plotë (masterplan) për gazin natyror, i cili do tëmarrë në konsideratë kërkesat për investime, për zhvillimin e rrjetit të transmetimit të gazit të nevojshëm për gazifikimin e pritshëm të Shqipërisë në periudhën 2020-2040.

Një detyrë që më së shumti u ndikua nga përfshirja e vendit (sërish përherë të parë) në njëprojekt ndërkombëtar të transmetimit të gazit natyror, ku nuk ndërthuren vetëm interesat ekonomike, por edhe ato të forta,gjeostrategjike.

Masterplani, në formën e tij finale, pritet të jetë gati në shtator-tetor, kohëqë i duhet të kalojë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore.

Infrastruktura e ardhshme e gazite studiuar është përqendruar në gazifikimin e qyteteve të mëdha të konsumatorëve të mëdhenj industrialë (konsumatorët spirancë) si dhe në shfrytëzimin e depozitimit të mundshëm të gazit pranë vendburimeve natyrore, siçështë ai i Dumresë. Një nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet e këtij studimi përcakton se infrastruktura e gazit duhet të zhvillohet duke filluar nga gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline dhe “trekëndëshi” Fier-Vlorë-Ballsh, ku janë vendosur disa prej përdoruesve më të mëdhenj industrialë.Janë parashikuar disa skenarë, sipas të cilit do të përcaktohet edhe e ardhmja e termocentralit të Vlorës, apo do të shikohet mundësia e ndërtimit të disa të tjerëve. E këtu do të analizohet mundësia nëse kjo do të bëhet përmes shtetit, partneritetit publik – privat apo vetë sektorit privat.

Çështja e furnizimit të konsumatorëve familjarë (për qëllim ngrohjeje dhe/ose gatimi) do të shikohet në mënyrë më të veçantë. Ky është një proces që parashikohet se do të dojë deri në 10 vjet të zbatohet, duke qenë se pjesa dërrmuese e godinave për banim nuk janë të planifikuara për sisteme që sigurojnë përdorimin e gazit natyror. Në total, Shqipëria llogarit një rrjet gazi prej 498 km, i cili është pothuajse i amortizuar.

Një pjesëtejet e rëndësishme e kësaj strategjie është edhe trajtimi i vendburimeve ekzistuese të gazit natyror, si në Delvinë apo në Divjakë. Gjatë 30 viteve të fundit, kërkimi i gazit nuk ka rezultuar mjaft i suksesshëm. Një sinjal pozitiv erdhi në fund të muajit qershor nga kompania ndërkombëtare Shell, e cila njoftoi nisjen e shpimit të pusin Shpirag 3. Pusi do të jetë i thellë dhe për shkak të vështirësive gjeologjike që paraqet zona, ndaj dhe procesi mund të zgjasë pak më shumë se një vit. Megjithatë përvoja që ka Shell, i bën ekspertët e kësaj fushe të ndihen optimistë.

Nëse në fund të këtij procesi do të arrihet në përfundimin se gazi që do të gjendet do të jetë i tregtueshëm (pra me leverdi ekonomike) atëherë situata do të ndryshojë tërësisht dhe do të mund të kemi gaz përpara fillimit të projektit TAP (2020).

Nga ana tjetër, projekti i Masterplanit është i lidhur ngushtë edhe me studimin e fizibilitetit të përfunduar të gazsjellësit Jonian Adriatik (IAP) që lidh Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Shqipërinë; me masterplanin e gazit për Malin e Zi; me studimin për Unazën e Gazit të financuar nga Bashkimi Europian si dhe me studimine parafizibilitetit për gazsjellësin Shqipëri-Kosovë.

Po përse një dokument i tillë? Çfarë parashikon ai dhe çfarë bazash do të hedhë? Në një intervistë për “Monitor”, Dritan Spahiu, drejtor i Politikave dhe Zhvillimit të Hidrokarbureve në Ministrinë e Energjisë dhe të Industrisë, tregon detaje mbi gjetjet e masterplanit, pozicionimin e Shqipërisë kundrejt rajonit, por edhe për përfitimet qëdo të mund të ketë industria apo konsumatorët familjarë për një periudhë që shkon deri në vitin 2040.

————

Nga A-ja te ZH-ja, hapat një tregu të (pa)krijuar

Flet Dritan Spahiu, drejtor i Politikave dhe Zhvillimit të Hidrokarbureve në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë

Ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e qeverisë për të pasur një dokument strategjik të gazit natyror, për shkak të mungesës së tij. Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet vende në rajon që nuk janë të lidhura me rrjete ndërkombëtare të gazit natyror, për këtë arsye nevojiten një sërë studimesh, por më kryesori është pasja e një masterplani. U bë një aplikim në vitin 2014, nëWBIF (Western Balkan Investment Framework) e Bashkimit Europian e cila merret me financime dhe studime në fusha të ndryshme, përfshi këtu edhe të gazit.

Pas miratimit të aplikimit u arrit që të sigurohej një grant prej 1.1 milionë eurosh. Menjëherë pas përcaktimit të termave të referencës u bë fillimi i projektit. Për këtë u angazhua një kompani norvegjeze. U përgatitën një sërë modulesh të veçanta, siçështë ai për kërkesën dhe ofertën, qëështë një nga më të rëndësishmet, ai institucional dhe rregullator dhe i tarifave. Më pas u arrit në një dokument të plotë, i cili, përveç moduleve, ka edhe një gamë të gjerë që lidhen me infrastrukturën e ndërtimit të rrjetit të transmetimit dhe të shpërndarjes së gazit natyror në Shqipëri.

Ky dokument është diskutuar gjerësisht me grupet e interesit në të cilin bëjnë pjesë kompani me emër në botë, si Shell, BP, Socar, institucionet eBE-së në Shqipëri, BERZH, institucione shqiptare apo edhe kompani të ndryshme.

Duket se kemi një dokument të rëndësishëm për zhvillimin e një tregu që do të duhet të krijohet nga e para dhe mbi të gjitha, të jetë i ndërlidhur me vendet e tjera…

Tashmë, mund të themi se kemi një dokument strategjik për zhvillimin e tregut të gazit për periudhën 2020–2040.

Ajo që ne kemi rënë dakord meWBIF (Western Balkan Investment Framework) është jo vetëm përgatitja e Masterplanit, por edhe hartimi i një liste me projekte prioritare.

Pra, përveç dokumentit strategjik qëështë Masterplani i gazit, i cili pas diskutimeve me grupet e interesit do të kalojë për miratim në qeveri, do të kemi edhe njëlistë me projekte që do të konsiderohen prioritare dhe që do të duhet të marrë edhe miratimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, pasi ka të bëjë me gjurmën nga ku do të kalojnë.

Paralelisht me këto studime (brenda fondit 1.1 milionë euro) u arrit të hartohej edhe Vlerësimi Mjedisor, një dokument shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me ndikimin në mjedis të gazifikimit të vendit, pa të cilin nuk mund të miratohet Masterplani sepse është kusht.

Pra, janë tre dokumente kryesore: Masterplani i gazit, Vlerësimi Strategjik Mjedisor dhe lista me projektet prioritare.

Drafti final i Masterplanit është gati. Ai është dërguar për mendimin tek institucionet kryesore të shtetit shqiptar, por edhe tek anëtarët e grupeve të interesit ku janë dhënë edhe komentet përkatëse. Gjithashtu pritet tëjepen komente edhe nga ana e ministrisë. Brenda periudhës shtator–tetor 2016 do të jetë gati dokumenti final për t’u dërguar më pas për miratim në Këshillin e Ministrave. Për këtë do të kërkohet formalisht edhe përfundimi i vlerësimit strategjik mjedisor. Drafti paraprak ka filluar të përgatitet dhe është dërguar për mendim edhe te vendet fqinje.

Një nga pikat e rëndësishme të këtij Masterplani është edhe lidhja e Shqipërisë me vendet e rajonit: me Malin e Zi përmes projektit IAP (Ionnian Adriatic Pipeline), me Kosovën përmes projektit ALKOGAP, por edhe me Greqinë dhe Italinë përmes TAP. Ndërkohë po vazhdojnë diskutimet me Maqedoninë për përcaktimin e pikës së mundshme të lidhjes midis dy shteteve, duke përmbyllur kështu dhe interkonjeksionet me vendet fqinje. Ne presim që në muajin e ardhshëm të vijnë komentet përkatëse nga këto shtete për t’u ndarë më pas me grupet e interesit dhe me publikun. Është dërguar dokumenti edhe te bashkitë dhe institucionet përkatëse dhe deri në muajin tetor do të kemi miratuar edhe vlerësimin strategjik mjedisor. Të dy këto dokumente më pas do të marrin edhe miratimin e qeverisë.

Ministria e Energjisë ka aplikuar dhe ka përfshirë me sukses në projektin ALKOGAP dhe IAP (seksioni Shqipëri – Mali Zi) në listën e projekteve me rëndësi kombëtare në sektorin e energjisë (Single Sector Project Pipeline).Shumë shpejt pritet që ALKOGAP të jetë pjesë e projekteve me rëndësi për vetë Komunitetin e Energjisë nëVjenë, si pjesë e listës PECI (Project of Energy Community Interest). Në datë 7 maj 2016, ministrat e katër vendeve ku kalon projekti IAP u takuan në Mal të Zi, ku ranëdakordpër krijimin e një njësie të menaxhimit të projektit për ta promovuar. Parashikohet qëtë ketë një përfaqësim nga SOCAR, kompania shtetërore e naftës së Azerbajxhanit, aksionere e TAP.

Gjithashtu, WBIF ka miratuar një grant prej 2.5 milionë eurosh për projektin paraprak teknik të IAP si dhe 0.3 milionë euro për studimin e parafizibilitetit të ALKOGAP dhe pritet që shumë shpejt të fillojë puna për përgatitjen e Termave tëReferencës dhe të vetë studimeve përkatëse.

Shqipëria pritet të kthehet shumë shpejt në një nyje energjetike për rajonin, duke furnizuar vendet fqinje me gaz nga Azerbajxhani.

Ju përmendët listën e projekteve prioritare, a mund të na jepni disa detaje? Çfarë do të përmbajë?

Më duhet të theksoj se këto projekte prioritare do të diskutohen midis Ministrisë sëEnergjisë dhe Industrisë dhe kompanisë konsulente dhe më pas do të studiohen në nivel parafizibiliteti, duke marrë në konsideratë analizën e bazuar në kostot dhe përfitimet(CBA, cost-benefit analysis). Kjo do të na japë edhe një panoramë më të qartë.

Në rast se këto projekte do të konsiderohen të rëndësishme për qeverinë shqiptare, atëherë ato do të studiohen në nivel fizibiliteti të plotë dhe më pas do të përgatitet projekti i detajuar teknik.

Në këtë mënyrë, Shqipëria do të ketë një listë projektesh të pajisura me studimet e nevojshme, duke bërë të mundur tërheqjen e investitorëve të huaj nëpërmjet financimeve të mundshme nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka dhënë miratimin për studimin e projektit prioritar të tubacionit Fier – TEC Vlorë, i cili është në përfundim e sipër.

Ky studim do të kontribuojë pikërisht në procesin e vënies nëpunë të Termocentralit të Vlorës, i cili vlerësohet se do të jetë “konsumatori” i parë i tregut të gazit natyror në Shqipëri.

(Pjesë e planit është edhe përfshirja e prodhimit tëenergjisë elektrike nëpërmjet gazit natyror, fillimisht nga Termocentrali i Vlorës nëpërmjet konvertimit dhe modernizimit të tij në një impiant 300 MËqë punon me gaz, dhe në të ardhmen nga dy impiante të tjerë të prodhimit të energjisë elektrike nga djegia e gazit natyror).

Nga ana tjetër po punohet për finalizimin e listës së projekteve prioritare, që parashikohet të përfundojë brenda vitit 2016.

Cili është roli i projektit TAP në këtë projekt?

Një nga përfitimet kryesore të projektit TAP është dhe gazifikimi i vendit, proces i cili kërkon dhe sigurimin jo vetëm të kapaciteteve në projektin TAP, por dhe vetë blerjen e gazit natyror nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan.

Ministria e Energjisë dhe Industrisëështë në diskutime të avancuara me kompaninë TAP për tëbërë tëmundur që kompanitë shqiptare të mund të prenotojnë kapacitete në projektin TAP përpara fillimit operacional tëtij. Qëllimi është që në vitin 2020, Shqipëria të ketë sasitë e nevojshme të gazit natyror për krijimin e tregut të gazit. Pikërisht, përfundimi i

Masterplanit do të bëjë edhe identifikimin e kërkesës për gaz natyror, si dhe përcaktimin e pikave të daljes së projektit TAP në Shqipëri. Aktualisht, MEI dhe TAP kanë rënë dakord qëdo të jetë ky i fundit qëdo të financojë të gjithë kostot e nevojshme për ndërtimin dhe vënien në punë të një pike dalje në Shqipëri, e pajisur me të gjithë pajisjet e nevojshme për matjen e gazit, si dhe uljen e presionit.

Në varësi të rekomandimeve të Masterplanit të gazit, do të përcaktohen dhe pikat e tjera tëdaljes të projektit TAP në Shqipëri. Kështu do të bëhet e mundur fillimi i procesit të gazifikimit të Shqipërisë.

A është kërkuar rritja e përfshirjes së kompanive shqiptare në projektin TAP?

Pjesë e diskutimeve me shoqërinë TAP AG është dhe pjesëmarrja e kompanive shqiptare në ndërtimin e projektit. Me gjithë përpjekjet e projektit TAP, përsëri aktivizimi i kompanive shqiptare në këtë projekt është në nivele jo të kënaqshme, por po zhvillohen bisedime intensive me kompaninë për të rritur prezencën e kompanive shqiptare. Në këtë mënyrë, do të synohet rritja e përfitimeve, jo vetëm për kompanitë shqiptare, por edhe të stafit të tyre nëpërmjet punësimit, si dhe ngritjes sëkapaciteteve. Është shumë e rëndësishme që kompanitë shqiptare të marrin pjesë në mënyrë intensive në këtë projekt, duke krijuar dhe përvojën dhe ekspertizën e nevojshme për të kontribuar në procesin e gazifikimit të Shqipërisë, por edhe në projektet e interkonjeksionit me vendet fqinje./Monitor/a.m.

Next Post

SHBA: Vritet lideri i ISIS-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
Tifozët futen në fushë në fushë në ndeshjen Flamurtari-Teuta, përplasen ne futbollistët

Tifozët futen në fushë në fushë në ndeshjen Flamurtari-Teuta, përplasen ne futbollistët

December 19, 2025
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

“Kredia në lekë dominon tregun”, zyrtari i BSH: Forcimi i monedhës vendase vijoi edhe në 2025

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In