• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maskat vënë në vështirësi personat me dëgjim të kufizuar

by A R
10/09/2020 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maskat për fytyrën e kanë bërë jetën shumë më të vështirë për një pjesë të popullatës – për njerëzit me aftësi të kufizuara të dëgjimit. Ata mbështeten në leximin e buzëve dhe shikimin e shprehjeve të fytyrës për të komunikuar me njerëzit që nuk dinë gjuhën e shenjave. Por ka një zgjidhje. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Maxim Moskalkov njofton.

Brenda Schertz drejton programin amerikan për Gjuhët e Shenjave në Universitetin Cornell. Kur filloi pandemia, ajo nuk e kishte parashikuar që maskat do të shkaktonin kaq shumë probleme. Shurdh-memece qysh në lindje, Schertz kuptoi se bisedat e përditshme me njerëzit që mbanin maska ishin thuajse të pamundura.

Ashtu si Schertz, mbi 48 milionë amerikanë vuajnë nga humbja e dëgjimit të plotë ose të pjesshëm dhe përballen me të njëjtin problem.

“… Komunikimi mund të bëhet pa folur në shumë mënyra duke përdorur shprehje të fytyrës, duke përdorur gjeste. Dhe maska papritmas bllokon rrugën e vetme të komunikimit me njerëzit që nuk përdorin gjuhën e shenjave”, thotë Brenda Schertz.

Kjo e bën më të vështirë shkuarjen në farmaci apo dyqan për njerëzit me probleme të dëgjimit – fytyrat e farmacistëve janë të mbuluara nga maska.

“Për ata individë që punojnë nëpër dyqane, ajo që do t’u thoja në lidhje me heqjen e barrierave është – nëse dikush nuk u përgjigjet komenteve tuaja verbale, bëhuni krijues, tregoni dhembshuri, tregohuni të duruar. Mendoni arsyen përse ai person nuk mund të përgjigjet”, shpjegon Brenda.

Anne McIntosh, profesore në Universitetin e Merilendit ‘Global Campus’ që ka lindur me probleme dëgjimi, ka krijuar një maskë të veçantë me një dritare plastike transparente që lejon të shihet goja. Kjo është maska e parë e tillë që është miratuar zyrtarisht nga Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Barnat. Ideja për të bërë një maskë të tillë i lindi shumë vite më parë – pasi iu desh të bënte një lindje me operacion (C-Section).

“Infermierët, mjeku, anesteziologu dhe madje im shoq, të gjithë u veshën me pajisje kirurgjikale nga koka tek këmbët, përfshirë maskat. Dhe unë nuk isha në gjendje të lexoja buzët dhe të ndiqja ato që thuheshin”, shpjegon Anne.

Pjesa e vogël transparente në maskë lejon leximin e buzëve dhe kuptimin e shprehjeve dhe emocioneve të fytyrës së personit. Mbi të gjitha, këto maska janë të nevojshme në spitale – madje edhe para pandemisë kur personat me probleme të dëgjimit të përballeshin me kominikimin me mjekët. Por situata aktuale i përkeqësoi gjërat.

“Mund të kesh një foshnje, një të porsalindur për disa ditë, javë ose madje muaj – pa parë një buzëqeshje njerëzore sepse të gjithë janë të maskuar! Kjo me të vërtetë ndikon në aftësinë e tyre për t’u lidhur me të tjerët, me ata që kujdesen për ta… “, thotë Anne McIntosh.

Sipas të dhënave të siguruara nga OBSH, 5% e popullsisë së botës – rreth 466 milionë njerëz – kanë forma të ndryshme të dëmtimeve të dëgjimit dhe mund të përfitojnë shumë nga maskat që lejojnë të shihen fytyrat e njerëzve. /voa

Next Post
VIDEO / Aktorja Arjola Demiri flet në aktivitetin e PS: Edi Rama, njeriu i ndryshimit! Veliaj, për t’u marrë shembull

VIDEO / Aktorja Arjola Demiri flet në aktivitetin e PS: Edi Rama, njeriu i ndryshimit! Veliaj, për t'u marrë shembull

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

November 12, 2026
Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

November 12, 2026
Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

November 12, 2026
VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

November 12, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Emigracioni i parregullt në rënie në BE, por shtohen kalimet në itinerarin Shqipëri-Greqi

November 12, 2026
Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

November 12, 2026
Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

November 12, 2026
Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

November 12, 2026
150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

November 12, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In