• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maskat, si dhe sa duhen mbajtur? OBSH: Jo të gjitha mund të…

by A R
26/03/2020 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë njerëz në botë mbajnë maska në fytyrë për t’u mbrojtur nga COVID-19. Në Evropë dhe SHBA po pyesin: Nëse duhet mbajtur maska gjatë kësaj kohe kur pandemia është përhapur në tërë botën?

Siç raporton Reuters, Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon të gjithë se kur dhe si duhet mbajtur maska: Nëse kujdeseni për dikë që dyshohet apo është konfirmuar se është i infektuar me COVID-19 dhe nëse teshtini apo kolliteni, ose dyshoni se mund të jeni prekur nga COVID-19.

Maska parandalon përhapjen e spërkalave që përhapen gjatë kollitjes ose nëse teshtini apo merrni frymë. Ekzistojnë dy lloje të maskave: maskat kirurgjikale që mbahen mbi hundë dhe gojë, si dhe ato që përshtaten më mirë në fytyrë, por që nganjëherë quhen edhe respiratorë.

Maskat më të përshtatshme siç janë ato N95 – ofrojnë mbrojtje të mirë, por jo të plotë kundër spërkalave infektuese, ndersa modeli më i përparuar N99 – ofron mbrojtje më të mirë edhe pse ka individë që janë ankuar se me ato kanë vështirësi të marrin frymë lirshëm. Maska N95 ndal 95 për qind të spërkalave, ato N99 ndalin deri në 99 për qind të spërkalave.

Disa maska kanë një valvul në pjesën e përparme për të parandaluar lagështinë gjatë frymëmarrjes, gjë që e bën atë të jetë më e ndjeshme nga depërtimi i virusit. Maskat janë efikase vetëm nëse i kombinoni ato me pastrim të shpeshtë të duarve dhe nuk e prekni fytyrën.

Çdo person që përdor maskë duhet të sigurohet që t’i pastrojë mirë duart me sapun e ujë, apo me dezinfektues me bazë alkooli. Maska duhet ta mbulojë hundën dhe gojën, kurse mes maskës dhe fytyrës nuk duhet të ketë hapësire.

Mundohuni maksimalisht që mos ta prekni fytyrën. Kur maska laget, ndërrojeni me një të re. Mos i përdorni sërish maskat që janë për një përdorim.

“Mbajtja e maskës gjithashtu mund të zvogëlojë tendencën për të prekur fytyrën, gjë që ndodh shumë herët më shumë sesa kur jemi pa të dhe është burim kryesor i infeksionit kur duart nuk janë të pastra”, ka thënë Steven Griffin, profesor në Institutin për Kërkime Mjekësore në Universitetin e Leeds.

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor, e Premte 27 Mars 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In