Një çift të moshuarish janë grabitur nga persona me maska në banesën e tyre.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shkallnur në orët e para të mëngjesit. Raportohet se në grabitje kanë marrë pjesë 3 persona të cilët mbanin maska.
Sipas policisë, raportohet se autorët e krimit ishin të armaotsur. Të moshuarit, me inicialet ME. 77-vjeç dhe Sh.E. 66 vjeç kanë treguar para punonjësve të policisë se pasi janë lidhur nga autorët, janë dhunuar derisa ua kanë treguar ku mbanin paratë.
Raportohet se çiftit i janë grabitur rreth 1 milionbë lekë./a.m.