Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputeten Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit.
Rama kërkoi mbajtjen e maskës nga deputetët në sallë, ndërsa tha se Kuvendi duhet të japë shembullin e saj.
“Zonja Hajdari nuk po e vendos ende, me sa duket për mungesë maske, por duhet të vihen ne dispozicion të deputetëve” – tha ai.
Rama tregoi maskën e tij duke iu u shprehur se ajo simbolizon një flamur të bardhë paqeje mes mazhorancës dhe opozitës së re. Ky akt ngjalli edhe hilaritet në sallë, shkruan javanews.al
Ndërkohë, duke iu kthyer temës së ditës, Rama tha:
“Nuk mund t’i merrni të gjitha. Është e pamundur të votojmë së bashku me ju, nëse ju nuk votoni së bashku me ne. Për mazhorancës marrëveshja e 5 qershorit nuk preket, dua të jem i qartë për këtë. Mua ajo marrëveshje nuk më pëlqen sepse nuk ka adresuar rekomandimin kryesor të OSBE/ODIHR. Pra depolitizimin e administratës zgjedhore. Lulzim Basha pretendon se ne e votuam pasi na i futën këmbët në një këpucë. E vërteta është jo se ne nuk kishim rrugë tjetër, por ishte e vetmja rrugë për ta përfshirë edhe Partinë Demokratike” – tha Rama.
/JavaNews/a.r










