• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Me maska dhe makinë të vjedhur, argjendaria në Ferizaj grabitet në mes të ditës

by A R
22/12/2017 10:38
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dje në Ferizaj ka ndodhur një nga grabitjet më të sofistikuara dhe mirë të organizuara në Kosovë.

Burime brenda Policisë së Kosovës dhe personave që ishin në vend të ngjarjes, i kanë konfirmuar Gazetës Express se bëhet fjalë për një plaçkitje mjaft mirë të organizuar.

“Po, grabitja ka ndodhur diku rreth orës 17:30, dje, në Ferizaj, saktësisht në argjendarinë ‘Beni’ që gjendet në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’”, ka deklaruar një burim për Express.

Sipas informatave, tre persona të cilët ishin të pajisur me çanta dhe të maskuar, e dy prej tyre madje të armatosur, kanë hyrë në këtë argjendari.

“Gjatë kësaj periudhe, ata kishin shtrirë në tokë pronarin e argjendarisë dhe kontabilistin, që në atë moment ndodheshin aty”, mëson Express nga burime të sigurta nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, i kanë thënë Expressit se një nga tre grabitësit ka qenë femër.

Në një moment, siç mësohet, kontabilisti i argjendarisë ishte konfrontuar me plaçkitësit. Kjo i ka kushtuar kontabilistit B.H. me plagosje.

“Po, kontabilisti është plagosur dhe është dashur të dërgohet në QKUK për trajtim. Siç kam informata, ai është në gjendje të rëndë”, i ka deklaruar një burim tjetër Gazetës Express.

Mirëpo, këtu nuk përfundon e gjithë ngjarja.

Express mëson se 3 grabitësit, gjatë rrugës përderisa po iknin, janë aksidentuar me një pjesë të një shtëpie. Ata është dashur të largohen në këmbë, kurse vetura ka mbetur në vendin e ngjarjes dhe është djegur.

Ngjarja bëhet edhe më interesante kur mësohet se vetura që është gjetur i ka targat e regjionit të Prishtinës (01) dhe e njëjta është raportuar si e vjedhur në mars të këtij viti.

Deri më tani, nuk dihet sasia e arit të grabitur apo identiteti i personave që kanë kryer grabitjen, kurse për rastin ka njoftuar edhe Policia në raportin ditor.

“Raportohet se tre të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një argjendari, me ç‘rast të njëjtit kanë grabitur një sasi të arit dhe gjatë konfrontimit, të njëjtit kanë plagosur me armë viktimën mashkull K/Shqiptar dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Rasti po hetohet nga njësitet policore”, thuhet në raportin e Policisë. /b.d

Next Post
Elbasan/ Vjedh postën e fshatit, arrestohet 30 vjeçari

Dhunoi dhe i grabiti celularin të riut, arrestohet autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com