• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mashtruesin që mbolli flokët dhe rregulloi hundën e shpallët të burgosur politik”/ Mesazhi i ish-deputeti Spaho për Berishën

by Os De
04/12/2025 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka komentuar ngjarjet e ndodhura së fundmi brenda selisë blu, ish-kolegu i tij Ervin Salianji ka nisur një tur takimesh me demokratët, një axhendë kjo e cila ashtu sikurse dhe nga Berisha u vu në dukje është “personale”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Spaho e ka cilësuar Salianjin si simbolin e problemeve të thella brenda Partisë Demokratike. Ai shprehet se shumë demokratë po ndihen të lehtësuar pasi, sipas tij është bërë e qartë se Salianji ka vepruar me hile ndaj Berishës dhe PD-së.

Megjithatë, ai thekson se ky arsyetim është i gabuar dhe se problemi real qëndron tek mungesa e moralit brenda partisë dhe se ka qenë vetë kreu i Partisë, Sali Berisha ai i cili e ka favorizuar.

“Po shoh nje mase te madhe demokratesh te ndihen te lehtesuar qe me se fundi u be e qarte qe Babalja ja paska pasur me hile SB dhe PD dhe tani qe i doli fytyra e vertete paskemi shpetuar.

Njelloj si ne diktature kur lehtesoheshim pasi kapej grupi i rradhes armiqesor. Ketij arsyetimi i mungon morali dhe PD ka vuajtur dhe do vuaje sa kohe eshte parti ku morali e ka te veshtire te gjeje strehe. Ju mund te me shani cfare te doni, perfshire ate shprehjen qe flet se nuk u bere deputet, por e verteta duhet pare ne sy”, shkruan Spaho, duke ngritur më tej një sërë pikëpyetjesh mbi vendimet politike të viteve të fundit, duke akuzuar Berishën se ka promovuar figura, që sipas tij kanë krijuar përçarje dhe kanë dëmtuar strukturat e partisë.

Ai thekson se sot PD është më e fragmentarizuar se kurrë dhe se pa përgjegjësi nuk mund të ketë drejtësi brenda saj.

Spaho shton se fenomeni “Babale” është produkt i vetë PD-së dhe se partia nuk mund të shmangë pasojat e politikave të ndjekura. Madje më tej ai ka ngritur dyshime se këto lëvizje të fundit mund të jenë orkestruar edhe nga brenda kampit blu.

Postimi i plotë:

Po shoh nje mase te madhe demokratesh te ndihen te lehtesuar qe me se fundi u be e qarte qe Babalja ja paska pasur me hile SB dhe PD dhe tani qe i doli fytyra e vertete paskemi shpetuar.

Njelloj si ne diktature kur lehtesoheshim pasi kapej grupi i rradhes armiqesor. Ketij arsyetimi i mungon morali dhe PD ka vuajtur dhe do vuaje sa kohe eshte parti ku morali e ka te veshtire te gjeje strehe.

Ju mund te me shani cfare te doni, perfshire ate shprehjen qe flet se nuk u bere deputet, por e verteta duhet pare ne sy. Kush i quajti llum dhe nongrata demokratet dhe SB ne nje fjalim ne Korce?

Kush e ktheu Babale mashtruesin ne PD dhe deshte ta bente kryetar te grupit parlamentar pasi i vuri hurin dhe gazin demokrateve ne 8 Janar?

Kush e shpalli mashtruesin te burgosur politik qe mbolli floket dhe rregulloi hunden ne burg? Kush e futi Babalen ne Kryesi ne kundershtim me statutin?

Kush solli Babalen ne krye te PD dhe largoi mbeshtetesit e foltores sepse Babalja nuk mund te punonte me ta?

Kush futi ne listat e mbyllura babalet e PD dhe dha porosi ne struktura qe ne 11 Maj te mos votoheshin mbeshtetesit e Foltores?

Me politiken qe u ndoq gjate dy viteve te fundit a eshte PD sot me e bashkuar apo me e percare dhe me e fragmentarizuar?

Pa i dhene pergjigje ketyre pyetjeve dhe shume te tjerave si to si dhe pa mbajtur pergjegjesi nuk mund te behet drejtesi. Sepse do na dale Babalja i rradhes sikurse PD i kane dale Babale pa fund keto 35 vjet.

Mos e hidhni kaq shpejt poshte Babalen se eshte produkt i yni.

PD nuk rron dot pa Babale. Me vjen keq, por SB kete takem i do rreth vehtes qe tu beje shantazh dhe te shtrojne kurrizin.

Uroj qe Babalja te mos jete i futur nga brenda qe te beje keto gurgulera.

P.S. Te gjithe ata qe kane mendime dhe argumenta kunder me te mijat jane te mirepeitur te komentojne ne kete faqe. Kush fyen dhe ofendon nuk do kete mundesi me te komentoje.

Next Post
“Edhe unë në listën e non gratave nga Greqia”, reagon sërish Aulon Kalaja: Nuk më ndalojnë të jem patriot për atdheun tim

“Foltore me foltore”/ Aulon Kalaja: ‘Lëvizja e Salianjit’ e mirë për PD-në. Në Durrës, pati interes!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ U zbulua gabimisht, kapete kokainë “shqiptare” në Spanjë, gjendet sasia rekord 10 tonë drogë! Pas saj qëndron një rrjet i fuqishëm mafioz

VIDEO/ U zbulua gabimisht, kapete kokainë “shqiptare” në Spanjë, gjendet sasia rekord 10 tonë drogë! Pas saj qëndron një rrjet i fuqishëm mafioz

November 2, 2026
Britania e Madhe po shqyrton uljen e tarifave universitare për studentët evropianë

Britania e Madhe po shqyrton uljen e tarifave universitare për studentët evropianë

November 2, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

Nuk përmbushi gjashtë hapat reformues, BE penalizon Kosovën, humbet 43,8 milionë euro nga Plani i Rritjes!

November 2, 2026
Presidenti gjerman zbulon qëndrimin e Pekinit: Kina refuzon samitin trepalësh me SHBA-në dhe Rusinë për Ukrainën

Presidenti gjerman zbulon qëndrimin e Pekinit: Kina refuzon samitin trepalësh me SHBA-në dhe Rusinë për Ukrainën

November 2, 2026
Identitete për 2 dollarë, brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Identitete për 2 dollarë, brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

November 2, 2026
Tirana mirëpret të martën botën e biznesit, nis edicioni i 32-të i Panairit Ndërkombëtar

Tirana mirëpret të martën botën e biznesit, nis edicioni i 32-të i Panairit Ndërkombëtar

November 2, 2026
Reagimi i ministrit/ Gogu: Pse shkova në qelinë e Erionit!

Reagimi i ministrit/ Gogu: Pse shkova në qelinë e Erionit!

November 2, 2026
“Ernest Muçi po bën gjëra të jashtëzakonshme”, gazetari turk kritikon Besiktasin: A mos bënë gabim që e lanë të ikte…?

“Ernest Muçi po bën gjëra të jashtëzakonshme”, gazetari turk kritikon Besiktasin: A mos bënë gabim që e lanë të ikte…?

November 2, 2026
Ukraina akuzon Rusinë për shfrytëzimin e armëpushimit humanitar në Oleshky për t’u riarmatosur

Ukraina akuzon Rusinë për shfrytëzimin e armëpushimit humanitar në Oleshky për t’u riarmatosur

November 2, 2026
Peleshi në Pragë, takohet me homologun çek! Konfirmohet mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi në Pragë, takohet me homologun çek! Konfirmohet mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In