• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mashtrues, do të të hedh në gjyq”/ Plas keq sherri mes Einxhel dhe Donaldit pas spektaklit: Ik moj se je e shumë e ulët

by Java News
05/02/2022 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati i fortë midis Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt, e cila e ka akuzuar aktorin e humorit se e ka pushuar padrejtësisht nga puna dhe nuk e ka paguar, ka vazhduar ende mbas mbrëmjes së spektaklit në “Big Brother VIP”, ku agravoi në ofendime dhe tone të larta.

Moderatorja ka hedhur përsëri akuza të forta ndaj Donaldit ku kësaj herë u shpreh se mbasi të mbarojë spektakli, do ta hedhë në gjyq aktorin e humorit për ‘mashtrim dhe dëmtimin e imazhit’.

Arjola Demiri i kërkoi Einxhelit të kërkonin t’i kërkonin falje njëri-tjetrit për të gjithë situatën e shkaktuar dhe ta zgjidhnin këtë debat jashtë shtëpisë.  Por moderatorja e kundërshtoi duke i thënë se ajo nuk ndihet aspak në faj pasi ka kërkuar të drejtën e saj.

Nga ana e tij, Donald Veshaj ka deklaruar se Einxhelin e kanë pushuar dhe në shumë vende të tjera, gjë të cilën modelja e mohoi me bindje të plotë. Gjatë debatit ajo i ‘uroi fitoren’ Donaldit që të ketë mundësinë ‘të lajë borxhet që iu ka personave të tjerë’.

Sipas aktorit ishte Einxheli ajo që u zhduk dhe nuk kishte fytyrë për t’i dalur përpara. Më pas sherri agravoi në ofendime dhe tone të larta, ku moderatorja e quajti aktorin e humorit ‘burracak dhe mashtrues’ ndërsa ky i fundit i tha që ‘fjalën ordinere  ajo e merr dhe e përtyp’.

Gjithashtu moderatorja shpjegoi dhe situatën kur mori mesazhin se ishte e pushuar nga puna dhe se si binjakët i bënë ‘bllok’ në çdo rrjet social.

Pjesë nga debati:

Einxhel: Mua nuk më hequr kurrë njeri përveç teje se nuk kishe lek të më paguaje, mua nuk më ka hequr njeri për këtë të jesh i bindur…

Donaldi: Ik moj se je e ulët shumë…

Einxhel: Në finale ishalla shkon ti të fitosh atë 100 mijë euroshin që të lash lekët që nuk i ke paguar njerëzve. Biles në qoftë se fiton ndonjëri nga ju jepini ndonjë lek ta ndihmoni…

Donaldi: Do të të jap një 20 mijë leksh ta kesh. Se kur u zhduke nuk kishe cipë në fytyrë të me dilje përpara…

Einxhel: Unë kam mesazhet o burracak…

Donaldi: Përse unë nuk i kam mesazhet nuk i kam fotot. Do të ta them diçka, ti fjalën ordinere e merr edhe e përtyp…

Einxhel: Ika në Afrikë për bukën e gojës, për leket që nuk më dhe ti. Kokrra e mashtruesit! Mesazhi i largimit nga puna më ka ardhur mbas 4-5 ditësh, jo ditën që unë nuk u paraqita, pas pesë ditësh që nuk më përgjigjeshin. Përveç se justifikimi ishte absurd në lidhje me mua as mungesa e profesionalizmit apo bashkëpunimit në grup që nuk besoj që kanë lidhje me mua këto gjëra në fund i kam shkruar ‘Mendoj që keni edhe disa detyrime karshi meje, megjithatë në këtë pikë mesa po shoh nuk ia vlen t’i diskutojmë’.

Nuk kanë lekë mendova dhe po me vinte keq që nuk po dinin si të ma thonin që nuk kanë lekë dhe ma lanë ‘seen’ dhe më bënë  ‘bllok’.

Pjesë nga debati me Arjolën

Einxhel: Unë atë njeriun do e hedh në gjyq për të gjithë këtë gjënë që më ka bërë. Gjithë këtë mashtrim dhe gjithë këtë dëmtim imazhi që ai po tenton të më bëjë.

Arjola: Ju te dy i detyroheni njëri-tjetrit një falje publike për këto gjëra që ndodhën pastaj gjërat e tjera sqarojini jashtë.

Einxhel: Falje? Fare, nuk ndihem aspak në faj. Unë për historinë time për të drejtën time për gjënë që kam kaluar nën lëkurën time për bukën time për punën time të ndihem në faj?   Kur ia ka treguar Tani historinë para nja ca ditësh, ka thënë janë maskarenj ata që nuk paguajnë, po ai çfarë është apo kur flasim për të tjerët e kemi të lehtë maskara ky maskara ai po kur e bëjmë vetë padrejtësinë jemi njerëz të mirë.

g.kosovari

Next Post
Histori dashurie/ Shqiptari kalon 14 herë kufirin për të takuar të dashurën, dënohet me 5 vite burg

Histori dashurie/ Shqiptari kalon 14 herë kufirin për të takuar të dashurën, dënohet me 5 vite burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In