• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I mashtruari nga Manza ballafaqohet me “bjonden e kopertinave”

by A R
29/09/2017 07:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brahush Ahmetaj ka mbetur i befasuar kur ka parë origjinalin e Enertila Beqajt. Ajo nuk kishte asnjë lloj ngjashmërie me vajzën në foton e profilit. Brahushi dhe Enertila janë përballur për herë të parë dy ditë të shkuara në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës. Burime nga policia bëjnë me dije se pas denoncimit të kryer nga Brahushi në adresë të Enertilës u vendos arrestimi i saj. Në momentin që ajo është shoqëruar në mjediset e policisë me akuzën e mashtrimit, është përballur me Brahushin. Ky i fundit ka mbetur i befasuar kur ka parë vajzën e ëndrrave të tij.

Ajo ishte krejt tjetër nga ajo që kishte parë në foton e FB. Ai pa se kishte të bënte me një vajzë të thjeshtë fshati, larg vajzës së kopertinave. Kuptoi se gjithçka kishte blerë për të nuk kishte lidhje me bjondinën me tipare latine që e bëri të ëndërronte 2 vjet rresht. Më pas policia i ka shoqëruar të dy për në banesën e vajzës në Manëz ku ai ka marrë të gjitha dhuratat të paketuara dhe me proces verbal. Dhuratat ai do ti ketë në ruajtje derisa të përfundojë gjykimi i çështjes. Kujtojmë se Braushi ka shpenzuar plot 6 milionë lekë reja në para dhe dhurata për vajzën e ëndrrave.

Gjurmët e vajzës
Për të mbërritur deri te shtëpia e vajzës,policisë i kanë mjaftua deponimet e Brahushit.Ai i ka treguar uniformave blu marketin ku ai dërgonte dhuratat për “nusen”e tij. Në market u njohën me adresën e shtëpisë së Enertilës e cila ishte vetëm 500 m larg punës së Brahushit. Më pas skena e ngjarjes u zhvendos në Manëz te shtëpia e Beqajve ku cifti virtual u ballafaqua sërish. Vajza tregonte dhuratat të paketuara dhe djali i shoqëruar nga dy kushërinj të tij i merrte dhe i ngarkonte në një kamioncinë. Më pas rrugët e tyre u ndanë, djali udhëtoi me prikën për në banesën e tij ndërsa vajza në dhomën e paraburgimit. Pritet që sot vajza të njihet me masën e sigurisë në gjykatën e shkallës së parë në Durrës.

Dhuratat dërgoheshin në adresë e marketit
Burime nga policia bëjnë të ditur rrëfimin e Enertilës para hetuesit. Fillimisht ajo ka shkuar e veshur me një korse dhe ka pretenduar se është shtatzënë,kuptohet që të kishte lehtësira.Por kur njerzit e ligjit i kanë sugjeruar vizitën te mjeku gjinekolog ajo ka pranuar gënjeshtrën se ishte shtatzani e stisur. Më pas ajo ka rrëfyer historinë e dashurisë së rreme në FB. Djalit i ka thënë se është nga Durrësi. I ka pranuar atij propozimin për tu lidhur bashkë dhe kërkesat ndaj tij. Ajo ka rrëfyer trukun e përdorur prej saj që ai të mos e merrte vesh adresën e shtëpisë ku ajo banonte se pastaj gjithçka do të dilte në shesh.

Për këtë ajo i kishte dhënë atij adresën e një marketi larg Manzës ku djali dërgonte dhuratat për të. Policia ka sekuestruar dhuratat që Brahushi i kishte dërguar asaj si fustane,ccanta,bizhuteri etj. Ai fillimisht i fotografonte ato dhe pastaj ajo bënte përzgjedhjen e sendeve që i pëlqenin. /shqiptarja.com/b.d

Next Post
Tritol dyqanit në qendër të Shkodrës, dyshime për konflikt pronësie

Tritol dyqanit në qendër të Shkodrës, dyshime për konflikt pronësie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikohen pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar i drogës me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

Publikohen pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar i drogës me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

March 19, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit

March 19, 2026
Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

March 19, 2026
Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

March 19, 2026
Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

March 19, 2026
Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

March 19, 2026
Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Ndarja nga jeta e gazetarit Lapardhaja, Preç Zogaj: Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In