Pak më parë është bërë e ditur në mediat e huaja se Rusia kishte nisur tërheqjen e trupave ushtarak nga Kievi, por siç duket asgjë nuk është e vërtetë.
Një zyrtar amerikan tha për BBC se disa forca ruse po largohen nga kryeqyteti ukrainas, por nga ana tjetër ata vazhdojnë me sulmet ajrore.
“Po, ne kemi parë se rusët kanë filluar të largohen nga Kievi,” tha zyrtari, i cili po fliste në kushte anonimiteti.
“Por ne kemi pak besim në këtë fazë se kjo ose shënon një ndryshim të rëndësishëm ose një tërheqje kuptimplotë. Rusët ende po godasin Kievin me sulme ajrore. Koha do ta tregojë.”, tha zyrtari.
Kujtojmë se tashmë kemi hyrë në muajin e dytë të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe deri më tani asnjë prej palëve nuk është tërhequr./ m.j