Një fallxhore është arrestuar nga policia e Shijakut pasi mbi të rëndon akuza e vjedhjes dhe mashtrimit.
Mimoza Dajlani, 43 vjeç, mësohet se ka vjedhur shumën e 80 mijë lekëve në banesën e H.G, 60 vjeç.
Dajlani dyshohet të ketë vjedhur edhe bizhuteri dhe sende të tjerame vlerë, ndërkohë që sot ajo ka rënë në prangat e policisë.