• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive/ Arrestohet administratori i Call Centerit, në kërkim pronari

by Java News
10/08/2022 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administratori i një Call Center-i në Tiranë është arrestuar nga policia ndërkohë që janë vënë nën hetim në gjendje të lirë 5 punonjëse të këtij subjekti, operatore.

Në pranga është vënë L. Ll., 28 vjeç, banues në Tiranë pasi dyshohet se subjekti në fjalë që ai drejtonte mashtronte të huajt të investonin para në bursat fiktive, Forex.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim pronarin e këtij biznesi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Mashtrimi”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Trade”, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë.

Mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive, vihet në pranga administratori i një subjekti call center, procedohen penalisht 5 punonjëse (operatore).

Shpallet në kërkim pronari i subjektit.

Sekuestrohen 4 aparate celulare, shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Trade”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– L. Ll., 28 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti call center.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset V. L., 25 vjeçe, E. H., 22 vjeçe, I. P., 22 vjeçe, S. H., 26 vjeçe dhe A. Ç., 22 vjeçe, të pesta banuese në Tiranë, të punësuara si operatore në këtë subjekt.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim pronari i këtij subjekti, shtetasi G. C., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi L. Ll. administronte një subjekt privat call center, me pronar shtetasin G. C., në rrugën “Myslym Shyri”. Në këtë subjekt të paregjistruar në organet kompetente ishin të punësuara si operatore shtetaset V. L., E. H., I. P., S. H. dhe A. Ç., të cilat, së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Si rezultat i operacionit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 aparate celulare, shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar për të investuar në bursa fiktive.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit G. C.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Mashtrimi”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

g.kosovari

Next Post
“Shqiptarët ekspozojnë mashtrimin e azilit”/ Gazetarja britanike: Vendi i tyre është një vend tmerrësisht i varfër, ata s’janë luftë por…

“Shqiptarët ekspozojnë mashtrimin e azilit”/ Gazetarja britanike: Vendi i tyre është një vend tmerrësisht i varfër, ata s'janë luftë por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

March 21, 2026
“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In