• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mashtronin dhe vidhnin me 49 milionë llogari false dhe me 40 mijë karta telefonike/ Shkatërrohet banda e hakerave

by Os De
22/10/2025 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër krimit kibernetik, i koduar “SIMCARTEL”, është finalizuar me 7 arrestime dhe shkatërrimin e një rrjeti të sofistikuar kriminal që vepronte në disa vende të Europës. 

Operacioni u zhvillua më 10 tetor në Letoni, ku u arrestuan pesë shtetas letonë, ndërsa gjatë aksionit u sekuestruan 5 servera, 1 200 pajisje SIM-box dhe 40 000 SIM karta aktive. 

Dy persona të tjerë u arrestuan në vijim të hetimeve. Sipas Europol dhe Eurojust, rrjeti ishte përfshirë në më shumë se 3 200 raste mashtrimi kibernetik, duke shkaktuar një dëm financiar prej miliona eurosh – vetëm në Austri, rreth 4.5 milionë euro, dhe 420 mijë euro në Letoni. 

Përmes një shërbimi online, rrjeti u jepte numra telefoni të regjistruar në mbi 80 vende, të përdorur për phishing dhe smishing – mashtrime përmes email-eve dhe mesazheve telefonike, që synonin të vidhnin të dhëna personale dhe llogari bankare të qytetarëve. Hetimet zbuluan se përmes këtij rrjeti ishin krijuar rreth 49 milionë llogari online false, të përdorura për mashtrime financiare, trafikim, zhvatje dhe shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual me fëmijë. 

Në total, gjatë operacionit u kryen 26 kontrolle, u sekuestruan qindra mijëra SIM karta të tjera, 4 automjete luksoze, ndërsa autoritetet ngrinë 431 mijë euro në llogari bankare dhe 333 mijë dollarë në kriptomonedha. 

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes Austrias, Estonisë, Finlandës dhe Letonisë, nën koordinimin e Europol dhe Eurojust. Hetimet për rrjetin e gjerë të krimit kibernetik vijojnë, pasi autoritetet dyshojnë se dëmi i shkaktuar mund të jetë shumë më i madh se ai i dokumentuar deri tani. 

Next Post
Bashkëpunimi rajonal është monedha jonë më e fortë

Ballkani me 15 hapa drejt Evropës së gjelbër/ Kapetanoviç në Samitin e Londrës: Rezultatet flasin vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump prezanton sërish planet për ta riemërtuar Ngushticën e Hormuzit në “Ngushtica Trump”: Duket sikur po bëj shaka

Trump: Groenlanda është dhurata më e madhe që na ka dhënë Evropa

November 3, 2026
Konferenca Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, i pranishëm edhe ambasadori Wendt! Ibrahimaj: Prioritet, po ndërtojmë kapacitete për mbrojtjen!

Konferenca Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, i pranishëm edhe ambasadori Wendt! Ibrahimaj: Prioritet, po ndërtojmë kapacitete për mbrojtjen!

November 3, 2026
Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

November 3, 2026
Banka e Shqipërisë e mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2,5%, Sejko: Rritja e çmimeve vjen nga importet!

Banka e Shqipërisë e mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2,5%, Sejko: Rritja e çmimeve vjen nga importet!

November 3, 2026
Protesta e studentëve, një grup marshon nga Politekniku te Ministria e Arsimit! Momente tensioni edhe me Policinë

Protesta e studentëve, një grup marshon nga Politekniku te Ministria e Arsimit! Momente tensioni edhe me Policinë

November 3, 2026
Në romancë me një avokat italian/ Moderatori i zbulon lidhjen Beniada Nishanit: Do ta nxjerr…!

FOTO/ Momenti romantik nga dhoma e gjumit, Beniada Nishani publikon për herë të parë partnerin!

November 3, 2026
Kryeministri Tofan: Moldavia dyshon se pas sulmit të madh kibernetik qëndron një aktor i huaj shtetëror

Kryeministri Tofan: Moldavia dyshon se pas sulmit të madh kibernetik qëndron një aktor i huaj shtetëror

November 3, 2026
Plani i Rritjes i BE/ Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Plani i Rritjes i BE/ Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

November 3, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Rama e Veliaj, ende vëllezër, por tani si Kaini dhe Abeli

November 3, 2026
Republika popullore e protestës

Veliaj dhe Rama, nga miqësia te skizma politike

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In