• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mashtroi se e ka përdhunuar vjehrri, nusja 20-vjeçare e pëson keq

by Java News
24/12/2018 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë 20-vjeçare është dënuar me 11 ditë burgim nga Gjykata e Tiranës, pasi është shpallur fajtore për veprën penale të “Kallëzimit të rremë”. Shtetasja E.T. ka kallëzuar një vit më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, se vjehrri i saj, shtetasi E.S., ka kryer marrëdhënie seksuale me të kundër vullnetit të saj.

Ajo ka kallëzuar se dhuna është ushtruar duke e shantazhuar të pandehurën që të kryente aktin seksual, për faktin se vjehrri do të tregonte se kishte gjetur në telefonin e saj mesazhe që provonin se kishte lidhje jashtëmartesore me shtetas të tjerë. Kështu që e pandehura ka paraqitur kallëzim ndaj viktimës për kryerjen nga ana e këtij shtetasi, veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura”.

Veprimet e para hetimore janë kryer te Krimet e Rënda dhe më pas dosja ka kaluar te Gjykata e Tiranës, pasi është vërtetuar që kallëzimi ka qenë i rremë. Nga ana e prokurorëve, është pyetur vjehrri i nuses, E.S., i cili ka mohuar akuzat kategorikisht. Në vijim të hetimeve, është kryer veprimi procedural i marrjes së provës me ballafaqim. Gjatë ballafaqimit, shtetasi E.S. u qëndroi deklarimeve të dhëna më parë, duke mohuar tërësisht faktin e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me shtetasen E.T..

Ndërkohë, shtetasja E.T. pranoi se nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale me vjehrrin, duke deklaruar se kishte gënjyer më parë, por ripohoi vetëm se ishte ngacmuar seksualisht nga ky shtetas. Deri sa çështja ka qenë te Krimet e Rënda, vjehrri ka kallëzuar më pas nusen se ka tentuar të helmojë bashkëshorten e tij. Ndaj nuses është hapur procedim tjetër dhe në fund, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ta referojë çështjen në Gjykatën e Tiranës. Gjatë nisjes së procesit, E.T. ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe në përfundim është dënuar me 11 ditë burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Kallëzim i rremë”./panorama

Next Post
Albin Kurti e ka sërish me Haradinajn e Thaçin

Albin Kurti parashikon vit të vështirë për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In