• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mashtroi dy të dashurat dhe u mori 32 mijë euro

by Aalison Pearse Stevens
15/03/2016 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një histori e ngjashme me intrigat e skenarëve të telenovelave është bërë objekt gjykimi në Gjykatën e Tiranës. Një 25-vjeçar është vendosur nën akuzë, si autor i përfitimit të 32 mijë eurove përmes mashtrimit, para që ua ka marrë dy vajzave me të cilat ka pasur marrëdhënie intime, si edhe mikut të tij të fëmijërisë, që e ka pasur shok shkolle e klase. Sipas gjykatës, i pandehuri Krenar Tola ka përfituar pasurinë monetare të shtetasve A. K., J. H. dhe R. M., përmes gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit të tyre.

Në një prej raporteve të tij intime, ai është prezantuar me një emër tjetër. Po këtë emër ka thënë kur ka takuar prindërit e të dashurës, nga të cilët ka marrë para më pas. Tola u kallëzua nga tre persona. A. K. pretendoi se ai i kishte marrë përmes mashtrimit një shumë gati 25 mijë euro. J. H. e kallëzoi për mashtrim në një shumë 5 mijë euro dhe shoku i tij, R. M., për mashtrimin 2 mijë euro. Në përfundim të gjykimit, i pandehuri Tola u deklarua i fajshëm për “mashtrim” dhe u dënua me dy vjet heqje lirie.

I DASHURI FALS

Në kallëzimin e depozituar prej saj, A. K. deklaron se gjatë qëndrimit të saj në Norvegji për një kurs specializimi, ka krijuar lidhje intime me një shqiptar, që i është prezantuar me emrin Aleks Vrioni. Në shtator 2014, autoritetet norvegjeze e kanë deportuar shokun e saj në Shqipëri. Ata kamë mbajtur kontakt me njëri-tjetrin. Në fillim të tetorit, studentja është kthyer në Shqipëri, ku ka vijuar lidhjen intime me të pandehurin Krenar Tola, që ajo e njihte me emrin Aleks Vrioni. I pandehuri është prezantuar me prindërit e saj, po me ketë emër. Ai u ka thënë se familja e tij kishte probleme gjakmarrjeje dhe që i duhej të largohej nga Shqipëria, sepse kishte rrezik jete.

Fillimisht, i pandehuri Krenar Tola, përmes të dashurës së tij, i ka kërkuar nënës së saj shumën e 500 eurove, shumë që e ka kthyer brenda pak ditësh. Në ditët në vijim, i pandehuri Krenar Tola i kërkon të dëmtuarës A. K. shuma të ndryshme, 1000 e 2000 euro. Më tej, me pretendimin se do të bënte dokumente identifikimi spanjolle në emër të tij dhe të kallëzueses, ai i ka marrë familjes së saj 9500 euro. Në shkurt, i pandehuri i ka thënë të dashurës së tij se do të nisej jashtë shtetit.

Disa ditë më vonë e ka telefonuar duke i thënë se e kishin kapur në Gjermani dhe se i duheshin 20 mijë euro për të dalë nga burgu. Kallëzuesja ka pohuar se i ka dhënë një njeriut të tij gjysmën e kësaj shume. Takimi i fundit mes të dyve ka qenë në prill 2015, kur ishin akomoduar me të pandehurin në një hotel jashtë Tiranës.

I pandehuri i ka kërkuar të shkonte të takonte prindërit, pasi do të lëviznin. Pasi është larguar, ajo ka marrë një mesazh nga i pandehuri, ku i thoshte se nuk kishin më marrëdhënie bashkë. Sipas kallëzimit, e dëmtuara ka konstatuar se i pandehuri i kishte marrë nga çanta 4000 euro, që kishte me vete. Në vlerësimin e saj, gjykata gjeti si të provuar mashtrimin e A. K. në një shumë prej gati 500 mijë lekësh, të vërtetuara si të tërhequra me fatura bankare nga prindërit e saj.

MASHTRIMI 5 MIJË EURO

Kallëzuesja J. H. është shprehur se ka pasur një lidhje intime disavjeçare me të pandehurin. Në shkurt-mars 2013, i pandehuri i ka kërkuar një shumë prej 2 mijë eurosh, me pretendimin se i duheshin për të ikur në Greqi. Ai e dinte se kallëzuesja e zotëronte këtë shumë, pasi priste t’i nënshtrohej një operacioni.

Në vijim, sipas saj, i pandehuri e ka shtyrë ditën e kthimit të shumës, ndonëse ishte në dijeni të faktit se asaj i duheshin për një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas kallëzimit, disa muaj më vonë, ditën kur janë takuar për t’i kthyer borxhin, i pandehuri Tola e ka bindur për t’i marrë edhe 2500 euro të tjera. Ai i ka thënë se do të ikte në Norvegji ku kishte shumë para dhe do t’ia kthente të gjitha. Më tej, pasi i ka marrë edhe një shumë prej 300 eurosh, i pandehuri i ka mbyllur të dëmtuarës telefonin dhe njëkohësisht i ka bërë “block” në rrjetet sociale. Sipas vendimit të gjykatës, J. S. ka komunikuar përmes rrjeteve sociale, kur ka mësuar lidhjen e ish-të dashurit të saj me kallëzuesen A. K., ku ia ka përshkruar atë si mashtrues ordiner. Por kjo e fundit i ka thënë se nuk e njihte Krenar Tolën dhe se miku i saj quhej Aleks Vrioni.

MASHTRIMI 2 MIJË EURO

Faksimile e vendimit të Gjykatës

Në kallëzimin e tij, i dëmtuari R. M. ka pretenduar se me të pandehurin njihet që në fëmijëri. Në vitin 2012, i pandehuri Tola i ka lënë në ruajtje 1800 euro. Kur ia ka marrë, i ka thënë se i duheshin edhe ca para të tjera, pasi kishte aplikuar për një pasaportë bullgare. Sipas kallëzimit, pasi shuma e borxhit ka shkuar 2 mijë euro, i pandehuri ka shkëputur komunikimin me të dëmtuarin R. M., duke mos e takuar as fizikisht dhe as ka komunikuar në telefon me të.

“TËRHEQJA” NGA KALLËZIMI

Nga ana e avokatit mbrojtës në procesin gjyqësor është paraqitur një deklaratë e dhënë para noterit nga kallëzuesja J. H. një muaj pasi ka kallëzuar ish-të dashurin për marrjen e 5 mijë eurove. Para noterit ajo ka deklaruar se kallëzimin e ka bërë në kushtet e xhelozisë dhe tronditjes. Për shumën e parave që i ka dhënë Krenar Tolës është shprehur se ia ka dhënë hua dhe se i konsideron të falura e nuk ka ndonjë pretendim ndaj tij. Më 21 maj 2015, një familjare e të pandehurit ka lëshuar një deklaratë ku njeh dhe pranon detyrimin prej 15 mijë eurosh që i afërmi i saj Krenar Tola i ka kallëzueses tjetër A. K.

Një ditë më pas, kallëzuesja A. K. ka lëshuar një deklaratë para noterit ku shprehet dakord me deklaratën e familjares së Krenar Tolës dhe se heq dorë nga kallëzimi i bërë ndaj tij.

ARMAND BAJRAMI

gjy

Next Post

Përdori termin “Maqedoni”, kërkohet shkarkimi i ministrit grek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In