• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mashtroi dhjetëra qytetarë, prangoset pronari i kompanisë farmaceutike

by A R
23/05/2018 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka arrestuar ish-dministratorin e Spitalit Gjerman, Lefter Sulkaj 50-vjeç.

Ai u prangos pasi është denoncuar nga dhjetëra qytetarë për mashtrim. Sulkaj njihet si pronari i kompanisë farmaceutike “Sulkaj” shpk. DUke shfrytëzuar biznesin dhe drejtimin e spitalit privat, ai ka zhvatur dhjetëra qytetarë.

Më herët, gjykata kishte caktuar ndaj masën e sigurisë “Arrest me burg”.

“Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar u ndalua shtetasi në kërkim:

– Lefter Sulkaj, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.”, raporton policia.

Skema e mashtrimit:
Gjykata e Apelit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Sulkajn në 18 gusht të vitit të kaluar, nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Më herët burime nga prokuroria thanë se Sulkaj, ka përfituar shumë të konsiderueshme parash, të cilat ua zhvaste qytetarëve të ndryshëm, duke iu premtuar se do t’i bënte aksionerë në kompaninë e tij apo në spitalin privat. Nga hetimet ka rezultuar se njërin nga qytetarët, ai e ka emëruar për një periudhë 2 mujore si administrator të spitalit privat dhe në këmbim i ka marrë shumën prej 500 mijë eurosh. Gjithashtu ka dyshime të forta, se Sulkaj ka përfituar shuma të mëdha, edhe nga kreditë bankare, ku ka lënë si kolateral asetet e kompanisë së tij dhe shtëpitë e vëllezërve. Mashtrimet u zbuluan pas denoncimeve të bëra në adresë të tij nga qytetarë të ndryshëm, mes të cilëve dhe nga djali i dajës së të dyshuarit.

Si fillim gjykata caktoi masën e ‘arrestit me burg’ në mungesë ndaj Sulkajt, i cili u ndalua teksa ndodhej me pushime. Por më pas gjykata e zbuti masën ndaj pronarit të ‘Sulkaj’ shpk duke e dërguar në ‘arrest shtëpie’. Por për shkak se nuk ishte dakord me këtë vendim, prokuroria e apeloi atë.
Një treshe gjykuese e apelit vendosi të prishë vendimin e shkallës së parë dhe ta ashpërsojë sërish masën e sigurisë për këtë të dyshuar. Nga arrest shtëpie, Apeli caktoi për të dyshuarin masën e arrestit me burg dhe mbi bazën e saj. Prokuroria tha se po heton të gjitha rastet e mashtrimit, për të cilat ka dyshime se Sulkaj i ka kryer në bashkëpunim edhe me zyrtarë të lartë në bankat e nivelit të dytë në vend.

/a.m.

Next Post
Gylenist/Haradinaj, gati të dorëhiqej si kryeministër pas skandalit

FOTO e rrallë, Haradinaj me uniformën e ushtrisë jugosllave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In