• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mashtrimi me qoftet, bëhen me plëndës pule e dhjamë derri, shiten si prej viçi

by Aalison Pearse Stevens
14/09/2016 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjamë derri, pastë pule, stomak pule dhe erëza. Këta janë përbërsit e qofteve që shiten nëpër rrugët dhe marketet e Tiranës. Tregtarët mashtrojnë me etiketat ku reklamojnë se qoftet kanë përmbajte mishi viçi. Vendin e mishit të viçit e kanë zënë stomakët e pulave dhe dhjami i derrit.

Tirana, por dhe shumë qytete të tjera, janë kthyer në një qebaptore të madhe, pasi qoftja është një nga produktet që konsumohet nga të gjitha shtresat dhe moshat. Nisur nga fakti që në çdo rrugë kryesore të kryeqytetit, zgarat kanë mbirë si kërpudhat pas shiut, Fiks Fare realizoi një investigim mbi mënyrën e prodhimit të qofteve, me çfarë mishi përgatiten, përbërësit që i hidhen brenda gjatë përpunimit dhe kushtet higjieno-sanitare.

Vëzhgimi u krye në disa rrugë kryesore, si ajo e Kavajës, e Durrësit, qendra e Tiranës, etj, ku çmimi i një qofteje varion nga 20-25 lekë. Çmimi i lirë lidhet edhe me konsumimin e saj në masë.

Në të gjithë vendin janë 52 punishte të përpunimit të mishit. Numri më i madh i tyre është përqëndruar në qarkun e Tiranës. Plot 34. Në këto kushte, gazetarët e Fiksit shkuan në një nga pikat e prodhimit të qofteve, që ndodhet pikërisht në Laprakë, e cila nxjerr qofte në treg me etiketën “Xhois”.

Në këtë punishte u bisedua me prodhuesin, i cili pretendon që shet qofte me mish gjedhi. Të tillë edhe e reklamon.

“Nuk janë qofte derri, janë gjedhi, janë importi. Kam edhe qofte për hamburgerë, por ato i marrin shkollat. Ato nuk janë për zgarë, janë për fastfood”, thotë pronari i punishtes gjatë bisedës me gazetarë e “Fiks Fare”.

Por për të verifikuar fjalët e pronarit të kësaj pike, Fiks Fare shkoi në një pikë frigoriferike, ngjitur me punishten. Punëtori i frigoriferit tregon sesi prodhohen qoftet. Ai na jep formulën e prodhimit të qofteve. Në këtë formulë vetëm mish gjedhi nuk ka.

Sipas tij, ata që prodhojnë qoftet, u hedhin 70% pastë pule, erëza, stomak pule dhe dhjamë. Tregojnë se punishtja që ka xhiruar Fiks fare furnizohet tek ata dhe merr pastë pule, stomak pule dhe shumë pak shpatull derri për të prodhur qoftet.

“Tani pasta e pulës është gjithë brumë i përgatitur. Përzihet me shpatull derri, hidhen erëzat dhe bëhet qoftja.

Kjo nuk ka kockë, as ajo nuk ka kockë. I hidhet 70 % pastë pule nga ata që duan të fitojnë, pasi kjo është më e lirë. I hedhin pak mish, i përziejnë dhe hanë mileti”, thotë punëtori i pikës frigoriferike.

Të gjitha këto u verifikuan edhe nga inspektorët e AKU, të cilët ushtruan kontroll në punishten e zbuluar nga Fiks Fare, ku vërtetohet se mish gjedhi nuk ka fare.

Gjatë inspektimit, as teknologu dhe as drejtuesi teknik, nuk ndodhen në punishte. Pronari i saj, gjatë bisedës me inspektoren, kur ajo e pyet nëse ka përdorur mish gjedhi, ai e mohon një gjë të tillë.

Ai pranon se ka përdorur mish derri, stomak pule, etj, por jo mish gjedhi. Madje, atij i gjendet sasi mishi me datë të kaluar skadence, ngjyrues, e shumë produkte të tjera, që nuk lejohen.

Në këto kushte, gjatë kontrollit të AKU-së, pronari i punishtes i drejtohet bashkëpuntorit të Fiks Fare, për të cilin mendon se është inspektor i AKU-së, se a do të marrin ndonjë lekë.

Ai këkron të hyjë në Pazar me bashkëpuntorin e Fiks fare, duke menduar se është inspector I AKU-së. Gjatë bisedës që bën me të  lë të kuptohet se grupin e mëparshëm të inspektimit që I kishte shkuar për kontroll e kishte paguar.

“Me thuaj pazarin. Sa do? Ik e bëj muhabet. Grupi që ka qenë përpara ka marrë nga një 50 –she. Sa doni ju? 150? A do merrni ndonjë lek ju, apo çfare do bëni?”, i thotë pronari bashkëpuntorit të Fiks fare, duke menduar se ishte inspector I AKU-së

Madje, me qëllim për të shpëtuar nga penalizimi, prezantohet si miku i Kreshnikut. MAdje disa here gjatë bisedës me bashkëpuntorin e Fiks fare përmend emrin e Kreshnikut, I cili mban postin e  zv/drejtorit të përgjithshëm të AKU-së.

“Jam shoku i ngushtë i Kreshnikut, s’jam duke e marrë fare në telefon. Kreshniku m’i ka bërë. E kam shok të ngushtë. Thuaj tani që është shoku i Kreshnikut”, i drejtohet pronari i punishtes bashkëpunëtorëve të Fiks Fare, i cili do të vijojë investigimin gjatë ditëve të tjera.

Në fund të këtij kontrolli inspektorët e drejtorisë së AKU-së, Tiranë vendosën të bllokojnë punishten ku prodhoheshin qoftet deri në përfundim të analizave.

TCh/d.i.

Next Post
Ronaldo e Morata realizojnë një përmbysje të çmendur në Bernabeu

Ronaldo e Morata realizojnë një përmbysje të çmendur në Bernabeu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Historia nuk shpallet non grata”, Valon Bela sulmon Ramën pas vendimit të Tiranës

“Historia nuk shpallet non grata”, Valon Bela sulmon Ramën pas vendimit të Tiranës

August 4, 2026
Zjarret në vend/ 25 vatra në 24 orë, Kreu i zjarrfikësve: Jemi në fazën më kritike të sezonit

Zjarret në vend/ 25 vatra në 24 orë, Kreu i zjarrfikësve: Jemi në fazën më kritike të sezonit

August 4, 2026
Greqia vijon luftën me zjarret, në Atikën Perëndimore betejë në tre fronte, mbi 130 mijë hektarë të djegur

Greqia vijon luftën me zjarret, në Atikën Perëndimore betejë në tre fronte, mbi 130 mijë hektarë të djegur

August 4, 2026
25 shtete amerikane padisin administratën Trump për tarifat e reja ndaj importeve

25 shtete amerikane padisin administratën Trump për tarifat e reja ndaj importeve

August 4, 2026
Mashtronin dhe vidhnin me 49 milionë llogari false dhe me 40 mijë karta telefonike/ Shkatërrohet banda e hakerave

Rreth 14.6 milionë sulme kibernetike ndaj Shqipërisë në gjashtë muaj, AKSK: Monitorimi vijon pa ndërprerje

August 4, 2026
Begaj pret ambasadorin e Ekuadorit, vlerëson bashkëpunimin dhe kërkon njohjen e Kosovës

Begaj pret ambasadorin e Ekuadorit, vlerëson bashkëpunimin dhe kërkon njohjen e Kosovës

August 4, 2026
Nga plakja te reforma, beteja për të ardhmen e pensioneve! Drafti publikohet në shtator

Nga plakja te reforma, beteja për të ardhmen e pensioneve! Drafti publikohet në shtator

August 4, 2026
Pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, projektligji i PS: Koeficient 0.38 ndaj pagës së Presidentit

Pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, projektligji i PS: Koeficient 0.38 ndaj pagës së Presidentit

August 4, 2026
Marrëveshja e huasë, ambasada e SHBA: Do të mbështesë përparimin e Shqipërisë për rritjen 5% të shpenzimeve për mbrojtjen

Marrëveshja e huasë, ambasada e SHBA: Do të mbështesë përparimin e Shqipërisë për rritjen 5% të shpenzimeve për mbrojtjen

August 4, 2026
Ishin nisur drejt Britanisë së Madhe, merr flakë varka me emigrantë në Kanalin e La Manshit

Ishin nisur drejt Britanisë së Madhe, merr flakë varka me emigrantë në Kanalin e La Manshit

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com