Prokuroria e Posaçme SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane ka kryer një operacion të përbashkët duke goditur një rrjet që mashtronin qytetarët duke i marrë shumë të mëdha parash.
Prokurori italian, së bashku me prokurorët e SPAK dhanë një deklaratë për mediat, duke paralajmëruar se paraja duhet investuar në mënyrë të ligjshme.
Sipas prokurorit italian, nga kjo skemë mashtrimi kanë rënë “viktima” rreth 1200 persona.
“Nga hetimet janë 220 “viktima” në Itali, dhe një numër parash të humbura. Mendoj se personat “viktimat” arrijnë deri në 1200.
Paraja është një pasuri për të gjithë dhe nuk duhet të jetë në duar të kriminelëve. Nuk kemi arritur të rikuperojmë para për momentin. Përmes bitcion është është vështirë për ti rikuperuare. Por dua ti paralajmëroj të gjithë, se paraja nuk investohet kështu, por në rrugë të ligjshme.
Nuk janë vetëm viktimat, por edhe bota ekonomike nuk përfiton nga kjo mënyrë kriminale e fitimit të parasë”, u shpreh ai.
/e.d