• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mashtrimi mediatik i Bashës/ Flet për mungesë subvencionesh para funksionarëve të PD (Emrat dhe Fotot)

by Ardit Rada
12/06/2020 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë ditës së sotme, në një video të montuar nga zyra e shtypit dhe të publikuar në rrjetet sociale, Lulzim Basha u shfaq teksa komunikonte me fermerë të Beratit që sipas tij, ankoheshin për mungesën e tregut dhe të subvencioneve. Ajo që në pamje të parë dukej të ishte një takim i Bashës me fermerë të zakonshëm që qanin hallet me kreun e opozitës, në fakt rezulton të jetë një tjetër inskenim, në serinë e mashtrimeve mediatike që Basha ka prodhuar ditët e fundit, teksa përpiqet të riprodhojë virtualisht portretin politik që e ka të vështirë ta ndërtojë realisht, avokatin e njerëzve të zakonshëm.

Serra, ose skena e filmit, ku Basha ka zgjedhur të shkojë nuk është një përzgjedhje rastësore. Ajo është në pronësi të Hysen Gishtit, në fshatin Lapardha, i cili rezulton të jetë ish kryetar i Komunës Otllak nga radhët e Partisë Demokratike. (foto nr.1)

Foto nr.1 – Përballë Hysen Gishti, ish kryekomunar. Pas, Muharrem Hoxha, përfitues i subvencioneve
Nga video e publikuar, duket se si ish funksionari i PD, sot i shndërruar në një fermer hallexhi, i qan hallet e bujqësisë kryetarit të partisë së tij. Të gjithë punëtorët e thjeshtë me të cilët Basha komunikon në këtë serrë janë punonjësit e ish kryekomunarit.

Lista e personazheve të partisë që qajnë hallin me Bashën nga pozicioni i fermerit vijon më tutje me Serafin Sade, funksionar i PD (foto nr.2),

Fredi Zani, Kryetar i grup seksionit në fshatin Lapardha (foto nr.3),

Thanas Papa, Komisioner i PD (foto nr 4).

Sigurisht, të jesh anëtar dhe funksionar i partisë demokratike nuk do të thotë se je një fermer i pandershëm i këtij vendi, por është e pandershme politikisht që t’u flasësh shqiptarëve për hallet e bujqësisë me zërin e njerëzve të partisë.

Megjithatë, më flagrant dhe fyes për shqiptarët që ndjekin në media Bashën është një tjetër mashtrim që vjen në filmin e radhës të Partisë Demokratike. Një nga personat që i ankohet Bashës, për bujqësinë e harruar nga Rama është Muharrem Hoxha, edhe ky nënkryetar i partisë demokratike në ish komunën Otllak. Paradoksalisht, Basha flet në video për mungesën e subvencioneve përpara Muharremit, i cili rezulton të jetë një nga fermerët më të mbështetur nga qeveria Rama në qarkun e Beratit me subvencion.

Siç provon ky dokument, mandat pagesë, në vitin 2018 Muharremi është financuar, pra subvencionuar nga qeveria shqiptare me paratë e buxhetit të shtetit, për ndërtimin e ambienteve të mbarështimit të kafshëve dhe pajisjet për modernizimin e aktivitetit të tij. Për këtë lloj aktiviteti, Muharremi, në fshatin Dushk të Beratit ka marrë nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, plot 68 milion lekë të buxhetit të shtetit Një rast i tillë, në mes të një skenografie mediatike, që asesi nuk mund të plotësojë boshllëkun e një alternative ideore dhe politike të Bashës, është një tjetër provë se ai, avokati virtual i njerëzve të zakonshëm, nuk e ka dhe as nuk ka për ta patur kurrë seriozisht me nevojat dhe sfidat reale të këtij vendi. /lexo.al

Next Post
Sezoni turistik/ Mbërrin “charteri” i parë në Shqipëri, 189 turistë zbresin në Rinas

Sezoni turistik/ Mbërrin "charteri" i parë në Shqipëri, 189 turistë zbresin në Rinas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

September 17, 2026
“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

September 17, 2026
Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com