• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mashtrimi i Berishës 1 ditë para protestës: S’ka çuar marrëveshje në Kushtetuese për Portin e Durrësit! Nxori Bylykbashin e u tall me shqiptarët

by Java News
11/11/2022 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë para protestës kundër qeverisë, Partia Demokratike me në krye Sali Berishën, përmes deputetit Oerd Bylykbashi, deklaroi se kishte depozituar në Gjykatën Kushtetuese kundër marrëveshjes së pretenduar të qeverisë për Portin e Durrësit, një investim 2.1 miliardë euro, që do e kthejë portin e vjetër në një atraksion turistik me ndërtesa të larta dhe port jahtesh. “Siç e kishim premtuar Partia Demokratike depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër megaaferës korruptive, për marrëveshjen për Portin e Durrësit”, tha Bylykbashi.

Nga një verifikim i thjeshtë kemi të bëjmë thjeshtë me një gënjeshtër banale të Sali Berishës, në funksion të propagandës para protestës. Partia Demokratike nuk ka depozituar asnjë kërkesë në Kushtetuese kundër projektit për transformimin e Portit të Durrësit, për arsyen e thjeshtë se nuk ekziston një marrëveshje e miratuar.

Që një marrëveshje të paditet për shfuqizim në Kushtetuese, duhet që së pari të miratohet nga Kuvendi, më pas të dekretohet nga Presidenti i Republikës, më tej të Botohet në Fletoren Zyrtare dhe të hyjë në fuqi. Marrëveshja që PD-ja pretendon se ka kërkuar që të shfuqizohet në Kushtetuese, as nuk është diskutuar ende nga Kuvendi. Ka vetëm një kërkesë nga mazhoranca për të miratuar me procedurë të përshpejtuar projekt marrëveshjen mes Ministrisë së Financnave dhe tre kompanive; Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”. Pra, jo miratim, por vetëm kërkesë për procedurën.

Atëherë si mund të dërgohet një marrëveshje në Kushtetuese kur nuk ekziston? Këtë mund ta pretendojë vetëm Rithemelimi, i cili duket se vijon t’i konsiderojë shqiptarët si njerëz që besojnë çfarë u thonë.

Partia Demokratike ka depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e një tjetër marrëveshje të vitit 2020 për bashkëpunimin ekonomik mes qeverisë shqiptare dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Marrëveshje të tilla qeveria shqiptare ka lidhur mbi 50. Marrëveshje të tilla janë të zakonshme dhe nuk ka asnjë gjasë që të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese, pasi marrëveshja ka parashikime të përgjithshme. Në të gjithë përmbajtjen e marrëveshjes së vitit 2020, Porti i Durrësit përmendet vetëm një herë, për mundësinë e rizhvillimit të portit.

“Rizhvillimi i Portit të Durrësit”, thuhet në pikën 1 të nenit 6 të marrëveshjes.

A mund të dërgohet një marrëveshje bashkëpunimi në Kushtetuese, vetëm për fjalinë  “Rizhvillimi i Portit të Durrësit”, duke pretenduar se ka elemente antikushtetuese? A mundet që një parti t’i kërkojë Kushtetutës ndalimin e bashkëpunimit ekonomik me vendet e tjera? Edhe regjimi komunist kishte bashkëpunim ekonomik me disa vende./Adriatik Doçi-shqiptarja.com/m.j

Next Post
Humbja me turp e Putin/ Dramë me tërheqjen e rusëve nga Khersoni, zyrtari ukrainas: Disa maskohen si civilë, të tjerët u mbytën në lumë

Humbja me turp e Putin/ Dramë me tërheqjen e rusëve nga Khersoni, zyrtari ukrainas: Disa maskohen si civilë, të tjerët u mbytën në lumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In