“Mashtrim i madh” me duhanin/ Abazoviç krenar për konfiskimin e fundit të policisë në Malin e Zi prej miliona eurosh

Kontrabanda e duhanit përmes portit të Tivarit është klinikisht e vdekur, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, teksa më 14 maj u krye një aksion në këtë port, duke u konfiskuar rreth 145,000 pako cigaresh. Vlera e cigareve të sekuestruara vlerësohet se është dhjetëra-milionë euro.

“Kjo kurrë nuk ka qenë punë shtetërore, por një mashtrim i madh që është bërë. Sot ne po e përfundojmë këtë proces. Procesi i transportit do të fillojë dhe do të marrë kohë disa ditë. Siç kemi premtuar, ne do të luftojmë të gjitha llojet e krimeve dhe mafian”, tha Abazoviç.

Abazoviç, ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviç, ai i brendshëm, Filip Azhiç, ministri pa portofol, Zoran Millaniç dhe drejtori i Doganava, Rade Millosheviç, morën pjesë në këtë aksion.

Vendimet për të ndaluar magazinimin e duhanit në Portin e Tivarit ishin ndërmarr në qershor dhe dhjetor të vitit të kaluar nga Qeveria paraprake e Zdravko Krivokapiç, dhe pronarëve të cigareve iu ishte dhënë afat që t’i largojnë ato nga depotë në këtë port.

Pasi afati për eksportin e produkteve të duhanit skadoi para disa muajsh, Dogana e Malit të Zi urdhëroi autoritetet në portin e Tivarit që të konfiskojnë produktet e duhanit që gjendeshin në depo.

Abazoviç tha se qëllimi i këtij aksioni ishte që të krijohej një infrastrukturë ligjore, të shiteshin cigaret dhe të mbushej arka e shtetit nga tatimet.

“Shteti i Malit të Zi konfiskoi dhjetëra-milionë euro cigare pa akcizë – po ndalojmë kontrabandën e cigareve”, shkroi Abazoviç në një postim në Twitter pas aksionit./REL

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com