Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, mbodhi të premten grupin ndërministror në kuadër të përgatitjeve dhe masave për sezonin turistik 2016.
Ahmetaj deklaroi se në vitin 2015 turizmi pati rritje. Sipas tij, numri i vizitorëve u rrit rreth 12%.
“E kemi nisur më herët këtë vit shpalljen e masave për sezonin e ri për të korrigjuar ato që nuk funksionuan në vitin e kaluar”, u shpreh ministri.
Ministri Ahmetaj vlerësoi zhvillimin e infrastrukturës si një nga elementët kyç. “Do të duhet të menaxhojmë portet sepse do shtohen kroçerat në 2016-ën, ndërkohë dhe portet e jahteve duhet të shihen me kujdes”, theksoi Ahmetaj. Tur-operatorët kanë ngritur si çështje cilësinë e shërbimit.. Për këtë, ministri Ahmetaj tha se kemi identifikuar disa probleme dhe se cilësia e shërbimit mbetet sfidë.