• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Humba një mik”, Neritan Ceka flet për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas: La pas një Sinod tërësisht shqiptar

by B K
01/02/2025 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti Neritan Ceka, u ndal tek ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas dhe punën e bërë gjatë jetës së tij.

Ai u shpreh se me Kryepeshkopin kishte një marrëdhënie miqësore, ndërsa ka vlerësuar punën e bërë nga ai në ngritjen e Kishës Ortodokse Shqiptare.

Ceka ka shtuar se pavarësisht perceptimit të opinionit publik në fillimet e ardhjes së tij në Shqipëri, qytetarët e deshën shumë dhe kjo u vërtetua edhe me ndjesinë e krijuar në publik në momentin që u mor vesh sëmundja e Fortlumturisë së Tij.

“Humba një mik! Mendoj që edhe Shqipëria përtej asaj që shfaqet ka dhënë disa mesazhe të sinqerta ndaj njeriu i cili e meritonte vërtetë, jo në momentin e fundit të ceremonisë, por mënyrën se si u zhvillua, ankthi që kishin njerëzit për sëmundjen, përpjekjet për të zgjatur jetën, tregonte jo vetëm dhimbje por edhe rezultat i një simpatie të gjatë të njerëzve për të.
Me Anastasin u njoha që në 1991 kur erdhi, por edhe më shumë në 1992 kur nisi odisea e tij në përballjen me opinionin. Ishte njeriu që pa nga e ardhmja. Në kontaktet e para që pata, në atë kohë isha në politikë.
Në 1994 kur u bë objekt i Kushtetutës, një nen ishte i lidhur me Kryepeshkopin, që e penalizonte sepse kërkonte që krerët e komuniteteve të ishin me gjak shqiptar, ne i dhamë një mbështetje.

Nga bisedat me të kujtoj një pritje në Hotel Dajti, më pyeti si e mendon, cili do të jetë rezultat? I thash nuk është puna si do të votohet, por është një çështje për të kuptuar misionin e fesë në tërësi. Çështja e shtruar është ekziston apo jo Zoti. U trondit dhe iu duke si blasfemi. Që aty nisi një miqësi. Në 1997 në Elbasan isha kandidat dhe e takova, jo për t’i marrë mbështetje, pasi në linjën time mendoj që politika e feja janë gjera të cilat nuk duhet të bashkohen kurrë.
Unë vetë jam bektashi, nuk u shpreh menjëherë, më tha se si e mendoja në përgjithësi, më përcolli dhe më bekoi kur po largohesha, dhe fitova.
Ishte sintezë e gjërave më të vlefshme që shohim tek njeriu, qoftë përgatitjen intelektual edhe qetësinë”, tha ai.

Neritan Ceka foli edhe në lidhje me trashëgiminë që la Kryepeshkopi Anastas, ndërsa duke u ndalur tek kundërshtitë që kishte për figurën e tij kur sapo erdhi në Shqipëri, ai u shpreh se nëse Fortlumturia e Tij do të kishte si qëllim ndërtimin e një kishe greke, kishte të gjithë mundësinë që ta bënte një gjë të tillë, por zgjodhi të mos ta bënte.

“La pas një Sinod tërësisht shqiptar. Janë të gjithë intelektualë, figura që vijnë nga një përgatitje e gjatë, që kanë bërë shkolla, jo nga improvizime.
Në këtë kuptim, merita e madhe e kryepeshkopit ndërtoi një godinë kaq të fortë sa nuk shembet më”, tha ai.

Next Post
Protesta/ Zhupa e “dredh” zyrtarisht: Misionarët e lirisë zgjodhën atë që drejton PD, Alibeaj zgjodhi të mos jetë në krah të qytetarëve

“Regjistrimi i diasporës u komplikua”, Zhupa: Ja tre pikat që na bindin për fitore më 11 maj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Berisha garon i vetëm, por del i dyti

May 1, 2026
Policia Rrugore zëvendëson patrullat me mjete inteligjente dhe dronë, Lamallari: Shoferët që shkelin rregullat nuk …

Policia Rrugore zëvendëson patrullat me mjete inteligjente dhe dronë, Lamallari: Shoferët që shkelin rregullat nuk …

May 1, 2026
I dënuar në mungesë për pabarazi në tendera prej GJKKO-së, Londra i jep “dritë jeshile” ekstradimit të zyrtarit

I dënuar në mungesë për pabarazi në tendera prej GJKKO-së, Londra i jep “dritë jeshile” ekstradimit të zyrtarit

May 1, 2026
Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, avokati Islami: Njësoj si Enver Hoxha, nuk ikën deri sa të vdesë! Agolli: Komunist!

Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, avokati Islami: Njësoj si Enver Hoxha, nuk ikën deri sa të vdesë! Agolli: Komunist!

May 1, 2026

Në dorë të një idioti

May 1, 2026
Kosova në NATO? Alarmohet Vuçiç: Do të luftojmë që ta parandalojmë

Kosova në NATO? Alarmohet Vuçiç: Do të luftojmë që ta parandalojmë

May 1, 2026
“The Jerusalem Post”: Shqipëria në fokusin e udhëtarëve, një perlë e fshehur në Evropë (Artikulli i plotë)

“The Jerusalem Post”: Shqipëria në fokusin e udhëtarëve, një perlë e fshehur në Evropë (Artikulli i plotë)

May 1, 2026
SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që paguajnë tarifa në Hormuz

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që paguajnë tarifa në Hormuz

May 1, 2026
“Nuk më pëlqen propozimi i fundit i Iranit”, Trump: Kanë dy opsione, marrëveshje ose bombardime

“Nuk më pëlqen propozimi i fundit i Iranit”, Trump: Kanë dy opsione, marrëveshje ose bombardime

May 1, 2026
Salianji: Mereme Sela kandidaturë serioze, Berisha iu tremb

Salianji: Mereme Sela kandidaturë serioze, Berisha iu tremb

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In