• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masat për kursimin e energjisë, Balluku: Ne duhet të jemi të parët që japim shembullin, do ulim konsumin me 1%. Gjoba…!

by Java News
25/10/2022 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjsië dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku është takuar me administratorët e energjsië, të cilët janë vendosur në çdo institucion në kuadër të masave për të kursyer energjinë.

Balluku tha se Shqipëria është e detyruar të importojë dhe kjo ka qenë një problematikë e mbartur ndër vite.

“Qeveria shqiptare ka nisur prej kohësh një program i cili ka të bëjë me mburojën sociale për abonentët familjarë, bizneset e vogla dhe të mesme. E kemi nisur kur filloi kriza e çmimeve. Në vitet e mira hidrike ne prodhojmë 70% të energjisë të nevojshme që kërkohet nga tregu shqiptar, pjesën tjetër i drejtohemi importeve. Kjo ka qenë një problematikë e mbartur ndër vite”, tha Balluku.

Zv/kryeministrja shtoi se institucionet shtetërore duhet të jenë të parat që japin shembullin në kursimin e energjisë.

“Ne duhet të jemi të parët që duhet të japim shembullin. Prandaj kemi marrë zotim që të ulim konsumin me 15%, si direktiva e BE. Si do ta krahasojmë këtë ulje? Kjo ulje do të krahasohet me faturën e një viti më parë dhe jo shumës në para, por konsumit të kilovatorëve. Nëse ulim këtë konsum me 15%, do të ulim 1% të konsumit të vendit, që janë 30-34 milionë euro”, tha zv/kryeministrja.

Balluku bëri gjithashtu me dije se në rast se nuk do të ketë reagim nga institucioni, do të ketë gjoba, të cilat shkojnë në llogari të titullarit.

“Si çdo masë do ketë edhe penalitete administrative. Ne nuk kemi synim që të pengohen proceset e punës, por flasim për procese të panevojshme. Flasim për drita që ndriçojnë fasada, mirë e kemi bërë se qytetet duhet të dalin në pah, por jo në kohë krize.
Do donim që të gjitha fasadat e rikonstruikutara dhe ato me vlerë historike të ishin gjithmonë të dukshme, por sot na duhet të kursejmë. Në rast se në dy muaj nuk do të ketë reagim nga institucioni, nuk ka ulje të konsumit do jemi të detyruar të vendosim gjobën. Gjoba i vendoset institucionit, por shkon në llogari të titullarit”, tha Balluku./m.j
Next Post
Krimi në Shkodër në 2021/ Lokalizohet vrasësi i Endri Mustafës, ja ku po fshihet

Krimi në Shkodër në 2021/ Lokalizohet vrasësi i Endri Mustafës, ja ku po fshihet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In