• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Masat kundër refugjatëve, Trump urdhëron ndërtimin e murit me Meksikën

by A R
25/01/2017 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të mërkurën urdhra ekzekutivë për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit jugor të vendit me Meksikën për të penguar imigrimin e paligjshëm. Urdhrat kufizojnë gjithashtu pranimin e refugjatëve në vend. Presidenti do të përballet me autoritetet e qyteteve amerikane që marrin në mbrojtje imigrantët pa dokumente.

Presidenti i ri pritet të bëjë një vizite në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, agjencia federale e ngarkuar për mbrojtjen e kufirit si dhe të ndërmarrë veprime të tjera në ditët e ardhshme.

Urdhërat ekzekutivë do të shërbejnë për të ritheksuar një nga temat kryesore që i dhanë zotit Trump një mandat katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë, pohimin e tij se emigrantët e paligjshëm kërcënojnë sigurinë e vendit dhe u kushtojnë punëtorëve amerikanë vendet e punës. Gjatë mitingjeve të shumta të fushatës, mbështetësit e tij thërrisnin vazhdimisht “Të ndërtojmë murin!”.

Hollësitë e urdhrave ekzekutivë për imigracionin ende nuk janë të qarta, por zoti Trump po shqyrton mundësinë e një bllokimi për katër muaj të pranimit të refugjatëve në vend, si dhe ndalimin për të paktën 30 ditë të hyrjes në SHBA të çdo personi nga Iraku, Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni – vende këto me shumicë myslimane. Pritet të përjashtohen pakicat fetare që përballen me përndekje në këto vende./VOA/b.d

Next Post
Blerja e kamerave trupore, Prokuroria nis hetimet për Ministrinë e Brendshme

Blerja e kamerave trupore, Prokuroria nis hetimet për Ministrinë e Brendshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In