• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Masat gjatë pandemisë, Gjykata Kushtetuese Gjermane: Nuk u shkelën të drejtat e njeriut!

by A R
30/11/2021 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të martën (30.11) me një vendim të posaçëm pas ankimimeve, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë vendosi, se vendosja e masës për frenimin e pandemisë së Coronës në nivel federal nuk ishte shkelje e të drejtave kushtetuese. Vërtet u ndërhy shumë në të drejtat bazë të njeriut, por “në kohën jashtëzakonisht të rrezikshme të pandemisë” ishin në pajtim me ligjin themelor. Masat e kufizimit të lëvizjes dhe kufizimet e kontaktit shërbyen “në tërësinë e tyre për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit si edhe ruajtjen e kapacitetit veprues të sistemit shëndetësor si një çështje tejet të rëndësishme të të mirës së përbashkët”, deklaruan gjyqtarët e

Gjykatës Kushtetuese në Karlsruhe të martën.

Gjykata Kushtetuese bën të qartë, se edhe tek vendimi i mbylljes së shkollave, të drejtës së fëmijëve e të rinjve për arsimin shkollor i qëndronin përballë “çështje tejet të rëndësishme të të mirës së përbashkët”. Ndalimi i mësimit me prezencë ishte “konform kushtetutës si nga ana formale dhe materiale”, deklaruan gjyqtarët.

E ashtuquajtura masa e frenimit të emergjencës ishte në fuqi nga fundi i prillit deri në fund të korrikut të këtij viti. Ajo parashikonte që nga një incidencë shtatëditore prej 100 infektimesh në 100.000 banorë në shkallë federate hynin në fuqi kufizime të kontaktit si edhe një orë e ndalimit të qarkullimit natën. Nga një incidencë prej 165 infektimesh në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh në shkolla ndalej mësimi me prezencë. Shumë qytetarë gjermanë panë në këtë ligj një ndërhyrje të palejueshme në të drejtat kushtetuese të qytetarit. Edhe partia liberale, FDP, që me gjasa është anëtare e qeverisë së re, kishte ngritur padi në Gjykatën Kushtetuese kundër “frenimit të emergjencës.”

Me të dyja vendimet e Senatit të Parë nën presidentin e Gjykatës Kushtetuese, Stephan Harbarth politikës i jepet edhe një bazë ligjore për mënyrën se si do të veprojë në valën e katërt aktuale të pandemisë, me një numër të lartë infektimesh/ DW.

Next Post
Lamtumirë Sotiraq Xega! Ndahet nga jeta piktori i njohur korçar

Lamtumirë Sotiraq Xega! Ndahet nga jeta piktori i njohur korçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In