• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masat anti-Covid/ Veliaj: Vijojmë me monitorimin e tregjeve. Xhaçka: Të ruajmë atë që kemi arritur deri më tani

by Java News
11/04/2020 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Falë rregullave të reja të vendosura nga Bashkia e Tiranës në tregjet publike, njerëzit qëndrojnë në radhë dhe nuk krijojnë grumbullime të rrezikshme për përhapjen e COVID-19.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bashkë me Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka inspektuan sot menaxhimin e situatës në tregun e Kombinatit dhe në disa tregje të tjera në kryeqytet, ku vihet re një sensibilizim i qytetarëve në ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e radhës.

“Dua të shpreh një falenderim sot për të gjithë qytetarët që kanë treguar një bashkëpunim të shkëlqyer. Kemi qenë me Oltën në 3-4 stacione gjatë ditës, kemi pasur jo vetëm bashkëpunim mes Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe Ushtrisë, po edhe një bashkëpunim fantastik të qytetarëve, të cilët mesa duket kanë kuptuar që pavarësisht se mbyllemi për fundjavë, e hëna na gjen prapë me tregjet plot, prapë ka ushqime, prapë nuk ka ndaluar furnizimi”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se ky bashkëpunim i qytetarëve do të duhet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërkohë që nga kjo e hënë do të nisin edhe masat lehtësuese.

“Kjo lloj qytetarie është e nevojshme, teksa kryeministri ka njoftuar që situata do të lirohet pak. Do të thotë që do kemi më shumë kohë për pazar. Ishte shumë e nevojshme që qytetarët të na përgjigjen me këtë sens bashkëpunimi që kemi pasur sot. Në Tiranë kemi pasur një sjellje shembullore, me pak koordinim nga ana e institucioneve shtetërore dhe pak bashkëpunim nga qytetarët jam i bindur që do ta kalojmë faqebardhë këtë betejë. Kjo na ndihmon që pastaj të ndjekim problematika të tjera, teksa tregjet janë vënë në vijë”, deklaroi ai.

Veliaj bëri të ditur se monitorimi i tregjeve do të vijojë dhe bashkëpunimi Polici e Shtetit, Polici Bashkiake dhe Ushtri do të jetë në të gjitha pikat problematike, si për qarkullimin, si për higjienën, ashtu edhe për veprimtarinë në tregje.

Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka theksoi se masat e ndërmarra deri më tani kanë pasur një rezultat fantastik, por kjo nuk duhet të na bëjë të humbasim vëmendjen.

“Mendoj se ndëshkimi i të gjithë atyre që nuk i respektojë rregullat duhet të vazhdojë të jetë i posaçëm, qoftë me masa administrative apo gjoba, qoftë me arrest me burg në varësi të veprës. Kjo është shumë e rëndësishme, në mënyrë që të vazhdojmë të ruajmë çfarë kemi arritur deri më tani në veprimtarinë e jetës së qytetarëve të Tiranës në veçanti, por dhe të gjithë Shqipërisë. Kështu që, ne jemi në mbështetje të Policisë së Shtetit, policisë bashkiake. Do të jemi në terren, edhe sot, edhe nesër, dhe deri në përballimin e plotë të situates”, tha ministrja Xhaçka.

Pranë tregjeve, Bashkia e Tiranës ka instaluar kabina dezinfektimi, ndërkohë që Policia Bashkia, Policia e Shtetit dhe efektivë të Forca të Armatosura kujdesen për respektimin e rregullit të distancimit dhe ruajtjen e radhës nga qytetarët.

Next Post
“Edi jam, mirëmëngjes”, Rama nxjerr videon me këngën e Vaçe Zelës, rrugë të zbrazura e duartrokitjet për mjekët

Sot dita e fundit e kufizimit të lëvizjes deri në orën 13:00, nga e hëna zgjerohen oraret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje! Qefalia: Vendimmarrje transparente

Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje! Qefalia: Vendimmarrje transparente

October 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Na e ndani, është apo jo elektorale reforma territoriale?

October 7, 2026
Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

E bujshme nga Spanja: Mbappé nuk ndihet mirë, mund të largohet nga Reali i Madridit!

October 7, 2026
Ministri Demo mesazh studentëve të rinj të Akademisë së Sigurisë: Policia që duam të kemi nesër, fillon nga Akademia që ndërtojmë sot!

Ministri Demo mesazh studentëve të rinj të Akademisë së Sigurisë: Policia që duam të kemi nesër, fillon nga Akademia që ndërtojmë sot!

October 7, 2026
Virusi misterioz i murtajës, Rusia përgënjeshtron zyrtarisht raportimet për rastin e dytë në Siberi!

Virusi misterioz i murtajës, Rusia përgënjeshtron zyrtarisht raportimet për rastin e dytë në Siberi!

October 7, 2026
LaCivita, Shqipërinë e Madhe apo Shqipërinë madhështore?

“Nuk punon për mua!”- Berisha e prezantoi në fushatë si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita! Loboi dhe vizën 6 mln USD

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Media britanike “The Telegraph”: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA

October 7, 2026
Video/ E vranë dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, si e rrëmbyen autorët Renis Dobrën

DETAJET/ U rrëmbye, u vra me tortura dhe u hodh në liqen, SPAK çon për gjykim dosjen e 4 të akuzuarve për eliminimin e Renis Dobrës!

October 7, 2026
A mund të luajë Mançester City në Champions edhe nëse skualifikohet nga Premier League? Dilema e futbollit anglez

A mund të luajë Mançester City në Champions edhe nëse skualifikohet nga Premier League? Dilema e futbollit anglez

October 7, 2026
Sulmet e 7 Tetorit/ Balla në ceremoninë e Ambasadës së Izraelit: Kujtesa është detyrim, të mos i harrojmë viktimat! Humanizmi më i fortë se urrejtja

Sulmet e 7 Tetorit/ Balla në ceremoninë e Ambasadës së Izraelit: Kujtesa është detyrim, të mos i harrojmë viktimat! Humanizmi më i fortë se urrejtja

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com