• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakroi me thikë shqiptaren në Londër, burg përjetë vrasësit

by Java News
27/10/2017 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 29 – vjeçar, i cili vrau me thikë një vajzë shqiptare në Queen’s Park të Londrës, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Noor Mohammad, 29 – vjeç e vrau Romina Kalacin në shtëpinë e saj në Fernhead Road, më 22 Maj të këtij viti. Ajo u gjet një javë më vonë, pasi policia u detyruar ta hapte me forcë derën e saj të shtëpisë.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm me minimumi 24 vjet nga Blackfriars Crown Court të enjten, një ditë pasi u shpall fajtor.

Gjykata u njoh me faktin se 32 – vjeçarja Kalaci ishte me dy nënshtetësi, italiane dhe shqiptare dhe jetonte në Britani që prej 2016 -ës.

Ajo e reklamonte shërbimin e saj si eskortë në një website dhe kjo kishte qenë edhe mënyrë sesi kishte kontaktuar me Mohammad.

29 – vjeçari, i cili jetonte nga Sherwood Close, Ealing, kishte shkuar në apartamentin e Kalacit i armatosur me një thikë kuzhine.

Ai e kishte goditur të renë shumë herë në kokë e trup, në atë që gjykatësi John Hillen e konsideroi një sulm “kafshëror”.

Në gjykata u përshkrua fakti se Mohammad kishte marrë një tjetër thikë nga apartamenti i saj, të cilën e kishte përdorur përpara se ta tërhiqte në dush dhe të vijonte ta godiste.

Pas krimit të tmerrshëm, ai u përpoq të fshihte telefonin dhe rrobat e tij dhe të pretendonte pafajësinë derisa nisi gjyqi.

Ishin fqinjët që njoftuan policinë, pasi kishin ndjerë një erë të keqe që vinte nga apartamenti i 32 – vjeçares. Kur oficerët u futën në banesën e Kalacit, telefoni i saj vijonte të luante muzikë, të njëjtën këngë në mënyrë të përsëritur.

Gjykatësi John Hillen tha se ajo kishte biseduar me familjen një ditë përpara se të vdiste.

“Kjo është një brengë shumë e madhe për këdo që e ka njohur dhe e ka dashur. Ata jo vetëm që humbën një vajzë, një motër, një mike, por duhet ta pranojnë këtë humbje duke ditur sesi vdiq”.

“Veprimet e tij dhe mos pranimi i krimit për shumë muaj i ka shkaktuar familjes Kalaci dhimbje të konsiderueshme. Shpresoj që tashmë të mund të gjejnë pak ngushëllim teksa shohin personin përgjegjës të marrë dënimin e merituar”.

Mohammad, nga Bengali, kishte qëndruar në vend në mënyrë të jashtëligjshme pasi afati i vizës së tij studentore kishte skaduar. Ai do të deportohet në vendin e tij nëse lirohet në 2041./klan

a.ç

Next Post
Kujdes! Do gjobiteni nëse kaloni rrugën duke dërguar mesazhe

Kujdes! Do gjobiteni nëse kaloni rrugën duke dërguar mesazhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In