• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Masakroi të moshuarën, autori lidhje në Shqipëri”

by A R
23/07/2018 21:54
The late Rosie Hanrahan at 55, New road, Thomondgate .
Photograph Liam Burke Press 22

The late Rosie Hanrahan at 55, New road, Thomondgate . Photograph Liam Burke Press 22

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Interpol po përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës për të gjurmuar të dyshuarin kryesor në vrasjen brutale të pensionistes Rosie Hanrahan, krim i ndodhur në dhjetor 2017, në Limerick të Irlandës.

Në një artikull të publikuar këtë të hënë nga media irlandeze ‘Independent”, raportohet se i kërkuari ka “lidhje të forta në Shqipëri”.

Interpol dhe Europol po ndihmojnë policinë irlandeze të gjurmojë një shtetas nga Europa lindore që jetonte në Limerick, por u zhduk nga qyteti brenda 48 orëve nga vrasja e vejushës më 15 dhjetor.

E moshuara u rrah brutalisht nga sulmuesi në banesën e saj, në përpjekje për ta detyruar të zbulojë se çfarë të hollash dhe sende të çmuara ishin aty.

Vrasësi më pas u arratis nga prona në zonën “Thomondgate” pa gjetur shumën e të hollave që Hanrahan e kishte fshehur në kuzhinë.

Autori, i cili ka dënime  për krime seksuale në Europën Lindore, u largua nga Irlanda me traget dhe mbërriti në një port francez më 17 ose 18 dhjetor.

Më pas u zhduk nga ‘radarët’ e policisë irlandeze.

Policia irlandeze u kërkoi informacion kolegëve europianë, të fokusohen në vende si Franca, Gjermania, Italia, Belgjika dhe Holanda, në përpjekje për të gjurmuar të kërkuarin.

Detektivët irlandeze thonë se hetimi i tyre tani është në “një fazë kritike”. Kryesore në gjuetinë e Interpol dhe Europol tani është teknologjia e njohjes së fytyrës.

Kjo lejon të dhënat biometrike të të dyshuarit të ngarkohen në një program kompjuterik të posaçëm, së bashku me një fotografi të fundit të individit.

Sapo ngarkohet në programin softuerik, ai skanon me mijëra orë të xhirimeve të kamerave të sigurisë ÇTV.

Softueri pastaj ofron gjetjet për individët e kapur në filmime që përputhen me gjurmët biometrike të të dyshuarit.

Deri tani, teknologjia e njohjes së fytyrës është përdorur kryesisht në luftën kundër terrorizmit. Megjithatë, gjithnjë e më shumë po përdoret nga Interpol për të gjurmuar kriminelët e dhunshëm. I nisur si projekt në nëntor 2016, Interpol tani ka një bazë të dhënash nga 137 vende.

Më parë gjatë këtij viti, sistemi ndihmoi për të kapur një vrasës çek, pas një dekade në arrati.

Lidhje me Shqipërinë

Policia irlandeze duket e vendosur të përdorë çdo burim për të gjetur vrasësin brutal të vejushës.

“I kërkuari besohet të jetë fshehur nën një emër të rremë dhe ka lidhje të forta në Rumaninë, Shqipërinë, si dhe Hungari”, thuhet në artikull.

Disa mijëra orë xhirime të kamerave të sigurisë ÇTV janë studiuar, ndërsa policia irlandeze raportohet se ka folur me rreth 1.900 njerëz si pjesë e hetimit të tyre. / Panorama/a.m.

Next Post
Zbulohet ilaçi efektiv kundër malaries

Zbulohet ilaçi efektiv kundër malaries

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In