TORINO
Një shqiptar 27 vjeç u arrestua të hënën për vrasje në tentativë, pasi ka qëlluar me thikë ish-të dashurën e tij greke, një studente që jetonte në Torino.
Vajza u qëllua me thikë natën e së dielës në gjoks, bark dhe në qafë. Policia tha se kishte gjetur thikën e përdorur në këtë sulm.
Kurtsmajlaj po sulmonte me thikë në mes të rrugës në Torino ish të dashurën greke. Kjo bëri që shumë të pranishëm, që po shikonin skenën e dhunshme të lajmërojnë menjëherë policinë, që prangosi në kohë rekord të riun. BW