• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masakroi familjen shqiptare për qiranë/ ‘Kasapi’ pranon krimin: S’paguanin në kohë qiranë, doja t’i…

by Java News
05/03/2022 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

60-vjeçari grek me inicialet Dh. B., prind i dy fëmijëve, pronar i banesës ku jetonte çifti shqiptar, Armando dhe Maria Kloci dhe tre fëmijët e tyre është marrë në pyetje nga policia. Greku, i cili në zonë njihet si ‘Kasapi’ ka pohuar krimin makabër.

Ai u arrestua gjatë natës në Patra dhe ka dhënë fjalët e para për policinë duke thënë se si vrau fillimisht Klodianin dhe bashkëshorten e tij dhe më pas dy fëmijët e çiftit 2 dhe 3 vjeç..

Ai i tha policisë se familja shqiptare nuk i kishte dhënë qiranë, por mediat greke raportojnë se ai donte ta nxirrte familjen shqiptare nga shtëpia e tij pasi kishte gjetur qiraxhinj të tjerë me një çmim më të lartë.

Autori i krimit duket se e kishte planifikuar vrasjen pasi mëparë kishte marrë masat edhe për zhdukjen e trupave duke i ngarkuar në një kamionçinë me qëllim heqjen e tyre nga shtëpia pasi kishte finalizuar planin djallëzor.

Masakrës i shpëtoi djali 12-vjeçar i familjes që nuk ndodhej në shtëpi në atë moment, por jashtë duke luajtur. Shoku i tij rrëfen:

“Ne dolëm për një shëtitje pasdite dhe në një moment shkuam sëbashku në shtëpinë e tij për të marrë diçka që ai donte. Ai trokiti në derë, por askush nuk e hapi. Dhe ai na thotë të presim që të hyjë nga dritarja. Befas më thotë “hyni shpejt, diçka i ka ndodhur nënës”. Hyra nga dritarja, kërkuam në shtëpi dhe shohim fëmijën në krevat dhe menduam se po flinte. Pastaj pamë gjak në dhomën ku flinin prindërit. Por anëtarët e tjerë të familjes nuk i pamë në shtëpi. Më pas dola dhe shoku im doli duke mbajtur vëllanë  tij, i cili kishte shenja të kuqe të ndezura në qafë dhe gjak në gojë”.

Vrau prindërit, mbyti dy fëmijët

Mjekësia ligjore ka zbuluar edhe shkakun e vdekjes së katër pjestarëve të familjes shqiptare në Andravida të Greqisë.

Ata u vranë në shtëpinë e tyre të mërkurën dhe më pas autori 61-vjeçar i vrasjes fshehu trupat, por kërkimet e policisë bënë që të gjendeshin dhe ai të arrestohej mbrëmjen e djeshme në Patra.

Siç tha për mediat greke, shefja e shërbimit mjeko-ligjor të Patrës, Angeliki Tsiola, “ trupi i babait 32-vjeçar dhe trupi i nënës 37-vjeçare kishin lëndime në kokë nga një goditje nga afër me armë zjarri”

Lidhur me dy fëmijët, përkatësisht tre dhe dy vjeç, Tsiola tha se “shkaku i vdekjes së të dyve është afsiksia nga bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes”.

g.kosovari

Next Post
9 mijë qytetarë gati për t’u larguar nga Mariupol/ Ukraina paralajmëron Rusinë: Mos abuzoni me armëpushimin

9 mijë qytetarë gati për t’u larguar nga Mariupol/ Ukraina paralajmëron Rusinë: Mos abuzoni me armëpushimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In