• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakrimi barbar i Ilia Karelit, Prokuroria greke kërkon burg për gardianët

by Aalison Pearse Stevens
29/09/2016 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gardianët grekë, të akuzuar për torturimin e të burgosurit shqiptar, Ilia Kareli, duhet të shpallen fajtorë. Ky është vendim i i prokurores, shqiptuar gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohet në gjykatën e Selanikut. Sipas saj, duhet shpallur fajtor edhe ish drejtori i burgut, që akuzohet për marrje në mbrojtje të kriminelëve.

Prokurorja ka argumentuar se gardianët e kanë torturuar në mënyrë barbare Ilia Karelin, por ka theksuar se nuk ishin torturat që shkaktuan vdekjen e të burgosurit shqiptar.

Duke u mbështetur në deponimin e mjekut ligjor, prokurorja tha se Ilia Kareli e humbur jetën për shkak të një ataku kardiak, simptomat e të cilit ishin shfaqur para se ai të transferohej në burgun e Nigritas.Ilia-Kareli-ne-pranga

Në pretencën e saj, prokurorja ka përshkruar me detaje gjithçka që ndodhi në mars 2014, duke iu referuar sa dëshmive të marra gjatë procesit të hetimit, aq edhe materialeve audiovizive nga burgu i Nigirtas. Prokurorja tha se i burgosuri, në momentin e mbërritjes në këtë burg, ecte normalisht, pa treguar se ka ndonjë problem”.

Mirëpo, ka theksuar prokurorja, diametralisht e kundërt ishte pamja e Karelit, pak orë më vonë, ku duket qartë se si ishte “i drobitur, i dërrmuar, që zvarritej duke u mbajtur nga krahët”.

Prokurorja tha se torturimi i Karelit ishte një akti “sistematik dhe i qëllimshëm”, si “ndëshkim” për humbjen e kolegut të tyre që u vra nga i burgosuri shqiptar në burgun e Malandrinos. Ajo shtoi se Kareli ishte goditur në mënyrë të dhunshme dhe barbare në qelinë e pritjes, e cila nuk kishte sistem survejimi me kamera.greqi,-kareli,-kembet

Duke iu referuar shkaqeve të vdekjes se Ilia Karelit, prokurorja tha ndër të tjera se ai vuante nga zemra, rrjedhimisht ishte i ekspozuar ndaj një incidenti kardiak. Sipas saj, ngjarja në Malandrino dhe stresi psikologjik dhe fizik që pasoi, ishin “detonatori i problemit kardiak”.

Prokurorja ka ndryshuar akuzën fillestare ndaj gradianëve. Nga “tortura të një rasti të veçantë me rezultat vdekjen e personit”, në “kryerje torturash”.

Në aktkauzën e lexuar më 4 janar 2016, kur filloi procesi, thuhej se si rezultat i torturave, “Karelit iu shkaktuan hematoma dhe një frakturë në kafazin e kraharorit. Kjo frakturë dhe torturimi sistematik, ishin në gjendje për të sjellë, pak orë më vonë, vdekjen e Ilia Karelit”, konkludonte aktakuza e atëhershme.Kudret Kume (Ilia Kareli) pak orë para se të ndërronte jetë

Tani, ndryshimi i akuzës, ndryshon edhe masën e dënimit për të pandehurit. Ndërsa në rastin e parë ata do të mund të dënoheshin me burgim të përjeshtëm, në rastin e dytë dënimet shkojnë nga 5 deri në 20 vjet.

Gjithsesi, procesi gjyqësor do të vazhdojë më 4 tetor, kur do të dëgjohen avokatët mbrojtës të 13 gradianëve të pandehur.

Ilia Kareli ishte emri me të cilin njihej në Greqi shtetasi shqiptar Kudret Kume. Më 25 mars 2014, i ndodhur në gjendje amoku, Kareli goditi për vdekje me thikë gardianin e burgut Malandrinos, Jorgos Tsironis. Dy ditë më vonë, ai u dërgua në burgun e Nigritas, prej nga doli vetëm i vdekur./abcnews/

Shenjat e elktroshokut në duar
Shenjat e elktroshokut në duar
Shenjat në trupin e Ilia Karelit pas torturave në burg
Shenjat në trupin e Ilia Karelit pas torturave në burg
Ilia Kareli, (Kudret Kume), pak orë para se të ndërronte jetë në qelinë e tij
Ilia Kareli, (Kudret Kume), pak orë para se të ndërronte jetë në qelinë e tij
Me duart e lidhura Ilia Kareli futet në qelinë ku dha shpirt pas disa orësh. Kamerat kanë fiksuar trupin e tij të nxirë ndërsa gardianët janë me doreza në duar
Me duart e lidhura Ilia Kareli futet në qelinë ku dha shpirt pas disa orësh. Kamerat kanë fiksuar trupin e tij të nxirë ndërsa gardianët janë me doreza në duar
Momentet e para kur gardianët marrin “në duar” të burgosurin shqiptar, Ilia Kareli
Momentet e para kur gardianët marrin “në duar” të burgosurin shqiptar, Ilia Kareli
Next Post
Kryente marrëdhënie me nxënësin, 14 vite burg mësueses

Kryente marrëdhënie me nxënësin, 14 vite burg mësueses

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet për paqe në Ukrainë, Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

July 29, 2026
Bankat drejt digjitalizimit të plotë/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Bankat drejt digjitalizimit të plotë/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

July 29, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Sondazh: 73 % e amerikanëve mendojnë se Trumpi nuk po u kushton vëmendjen e duhur problemeve më të rëndësishme të Amerikës

July 29, 2026
Irani godet bazat amerikane/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Irani godet bazat amerikane/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

July 29, 2026
Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera

Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera

July 29, 2026
FIFA kërkon t’ia lërë organizimin e Botërorit kompanisë së financuar nga Kushner, reagon UEFA: Futbolli nuk është në shitje

FIFA kërkon t’ia lërë organizimin e Botërorit kompanisë së financuar nga Kushner, reagon UEFA: Futbolli nuk është në shitje

July 29, 2026
I sëmuri u braktis nga ambulanca dhe ndërroi jetë? Reagon spitali i Durrësit: Ja si qëndron e vërteta

I sëmuri u braktis nga ambulanca dhe ndërroi jetë? Reagon spitali i Durrësit: Ja si qëndron e vërteta

July 29, 2026
Dokumente false për zhdoganim dhe eksport nga vendet e BE, Dogana Shqiptare referon skemën në SPAK

Dokumente false për zhdoganim dhe eksport nga vendet e BE, Dogana Shqiptare referon skemën në SPAK

July 29, 2026
U miratua me 74 vota nga socialistët, vetëm 19 prej tyre lexuan marrëveshjen për huanë nga SHBA-të

U miratua me 74 vota nga socialistët, vetëm 19 prej tyre lexuan marrëveshjen për huanë nga SHBA-të

July 29, 2026
Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com