• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masakrat ruse në Ukrainë/ I dërguari i Posaçëm i SHBA: BE po rikonsideron përshpejtimin e anëtarësimit të vendet e rajonit

by Java News
04/04/2022 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vlerësoi se kriza në Ukrainë do të ripërtërijë interesin evropian në rrugën reformuese të vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian.

“Është krijuar një nivel i caktuar vizioni dhe uniteti, veçanërisht midis anëtarëve të NATO-s, gjë që na ka ndihmuar të kuptojmë se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë. Bëhet fjalë për mbrojtjen evropiane, për mbrojtjen e demokracisë dhe vlerave.

Kështu që unë, midis partnerëve të mi evropianë shoh një nevojë të ripërtëritjes së qëllimit kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me vendet aspirante. Dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se do të ketë përpjekje të reja për t’i shtyrë ato vende të bëjnë reforma ndaj nevojës për anëtarësim të plotë”, tha Escobar.

Escobar është i ftuar në Forumin Kroato-Amerikan në Zagreb më 4-5 prill, i cili po mbahet për të shënuar 30-vjetorin e njohjes së Kroacisë nga Shtetet e Bashkuara, që ndodhi më 7 prill 1992.

Për më tepër, kriza e shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës, shtoi Escobar, ka ripërtërirë fokusin e Evropës në vendet kandidate të BE-së që shprehin në mënyrë proaktive solidaritetin e tyre me vlerat evropiane.

“Ju mund ta shihni këtë shumë qartë kur Bashkimi Evropian ishte shumë këmbëngulës dhe shumë i suksesshëm në votën e Serbisë në OKB për rezolutën që dënonte agresionin rus. Ishte një hap i rëndësishëm”, tha Escobar.

Sipas tij, ka sfida të mëdha në Bosnje dhe Hercegovinë, duhet të ketë përparim më të shpejtë në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës kurse Mali i Zi, i cili është një mik i mirë i Shteteve të Bashkuara, ishte shumë i ndjeshëm ndaj ndikimeve keqdashëse.

“Vërtet, ka sfida, por – sipas fjalëve të Bill Clinton [ish-presidentit të SHBA] – nuk ka asgjë të keqe në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të korrigjohet nga ajo që është e mirë në Ballkanin Perëndimor”, tha Escobar.

Presidenti kroat, Zoran Millanoviq, tha se Shtetet e Bashkuara ishin më përgjegjëse për anëtarësimin e Kroacisë në NATO dhe se në luftën e viteve 1990 në Kroaci në mënyrë indirekte, mbi të gjitha, ajo e ndihmoi Kroacinë.

Duke folur për sulmin rus ndaj Ukrainës, ai tha se as Ukraina dhe as Rusia nuk janë “shumë demokratike”, duke e kritikuar Evropën se nuk i kushton vëmendje të mjaftueshme Ballkanit Perëndimor në krizën ukrainase, veçanërisht Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës dhe perspektivës së tyre evropiane.

“[Serbia] po ecë ngadalë drejt integrimit evropian, nuk e keni të qartë, në fakt, çfarë do dhe çfarë jo. Megjithatë, pas këtyre ngjarjeve të fundit dhe agresionit rus ndaj Ukrainës, nuk është koha t’i pyesni ata: Zotërinj, çfarë dëshironi? “Në fakt ku ju i përkisni? Ky është momenti për të vendosur nëse jeni pjesë e Perëndimit, apo humbni në konfuzion”, tha Millanoviq.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Shtetet e Ballkanit Perëndimor, përveç Bosnjë e Hercegovinës, kanë dënuar agresionin rus. Po ashtu, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë./ m.j

Next Post
Çfarë po ndodh?/ Zyrtari nga Amerika: Dy të tretat e ushtrisë ruse po zhvendosen në Bjellorusi!

Çfarë po ndodh?/ Zyrtari nga Amerika: Dy të tretat e ushtrisë ruse po zhvendosen në Bjellorusi!

Comments 1

  1. Lili says:
    5 years ago

    Ne pjesë e Europës kemi qenë.Rruzulli që kur është zënë Shqipëria gjallë ka qenë.Rruzulli që kur është zënë Shqipëria Aty ka qenë.No coment

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mijëra valixhe mbushin aeroportin, çfarë do të ndodhë me bagazhet e pasagjerëve në SHBA?

Mijëra valixhe mbushin aeroportin, çfarë do të ndodhë me bagazhet e pasagjerëve në SHBA?

November 16, 2026
Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, policia gjobit 23 protestues me nga 5 mijë lekë

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, policia gjobit 23 protestues me nga 5 mijë lekë

November 16, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi për këtë fillim jave, Jorgo Pulla zbulon çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut

November 16, 2026
SPAK operacion me Francën kundër mashtrimeve kompjuterike, ndalohet një shqiptar

Çështja e pagave të magjistratëve, Prokuroria e Beratit shpall moskompetencën dhe ia kalon dosjen SPAK-ut

November 16, 2026
Mbi 1 mijë miliardë euro dhe taksa për koorporatat, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së

Forumi i Zgjerimit, Von der Leyen: Shqipëria, progres domethënës drejt anëtarësimit në BE

November 16, 2026
Arrestohet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova, u kap me fishekë, thika dhe sëpatë

Emri/ U ndalua për drogë në kufi, shqiptarja ndërron jetë pas marrjes në pyetje nga policia

November 16, 2026
Çmimi i arit në nivelin më të ulët që nga shtatori i vitit 2025

Çmimi i arit në nivelin më të ulët që nga shtatori i vitit 2025

November 16, 2026
Berisha akuza të rënda Dumanit: Bleu apartament me 390 €/m², Vettingu thotë se banonte…

“SPAK po mbron Padrinon…”, Berisha sulmon edhe PS: I patë fytyrat e atyre në Asamble?!

November 16, 2026

Shqipëria bëhet me godinë të re në Londër, ku ndodhet prona që kushtoi 3.7 milionë paund?

November 16, 2026
Kontrolle në Kapshticë, dy autobusë kapen me mallra të paligjshme, arrestohet një 55-vjeçar

Kontrolle në Kapshticë, dy autobusë kapen me mallra të paligjshme, arrestohet një 55-vjeçar

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In