• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Masakrat në shkollat e SHBA, biznesmeni dhuron jeleke antiplumb për nxënësit

by Java News
10/06/2018 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas sulmeve, gjithnjë e më të shpeshta, me armë zjarri në shkollat amerikane, presidenti Donald Trump ka propozuar të armatosë personelin e shkollës dhe të rrisë minimumin e moshës, aktualisht 21 vjeç, për mbajtjen e disa llojeve të armëve.

E gjitha kjo nuk është dukur e mjaftueshme për një sipërmarrës të vogël në Chadds Ford, pak kilometra nga Filadelfia, i cili ka vendosur të bëjë një dhuratë të pazakontë, jo vetëm për të bijën, por për të gjithë shokët e shoqet e saj në vit të fundit të gjimnazit: jelekë antiplumb.

Në çantën e shkollës, ditën e parë të gjimnazit,, krahas librave dhe qeskës së ushqimit, adoleshentët mund të fusin një mbrojtës të quajtur ‘kids friendly’ nga ndërmarrja prodhuese.

Dhurata e papritur u shpërnda gjatë ceremonisë së diplomimit dhe prezantuar nga vetë kreu i shoqërisë, sipas së cilit “është e trishtueshme që kohët kanë kërkuar krijimin e një produkti të tillë, por ne nuk mund të bënim gjë tjetër, veçse t’i përgjigjeshim kërkesës.”

Një zgjedhje e përkufizuar ‘e trishtë’ por e nevojshme nga një nxënëse që ka thënë në tv se ndihet më e sigurtë tani.

Drejtori i shkollës e mbështet duke thënë: “Nuk duam të trembim nxënësit, por duam të evitojmë që shkolla jonë të jetë një nga ato ku ndodh ndonjë sulm me armë zjarri”.

Qëe nga fillimi i vitit, janë verifikuar tashmë 30 sulme me armë në institute të ndryshme shkollore të Amerikës.

Pas sulmit në ditën e Shën Valentinit, në të cilin një nxënës 19 vjeçar vrau me pushkë 17 vetë në Florida, në gjimnazin Parkland, ndjenja e frikës mes prindërve e nxënësve është rritur ndjeshëm.

57% e adoleshentëve amerikanë dhe 63% e prindërve, sipas një sondazhi të Pew Institute, janë të shqetësuar nga sulmet me armë në shkolla.

Shumë prej tyre kanë hequr fare fëmijët nga gjimnazet, duke zgjedhur studimet në shtëpi.

Ndërsa firma e prodhimit të jelekëve antiplumb “Bullet Blocker” ka bërë të ditur se pas sulmit me armë në Florida, ka regjistruar një rritje të kërkesave me 300%./oranews

a.ç

Next Post
Takimi me Trump, Kim Jong un mbërrin në Singapor

Takimi me Trump, Kim Jong un mbërrin në Singapor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Cilat janë provat konkrete që Balluku…”, zbulohen diskutimet në Këshillin e Mandateve, ja qendrimet e PS, PD dhe SPAK

“Cilat janë provat konkrete që Balluku…”, zbulohen diskutimet në Këshillin e Mandateve, ja qendrimet e PS, PD dhe SPAK

February 23, 2026
Rekrutonte luftëtarë dhe siguronte armë për llogari të ISIS, shpallet fajtor shqiptari në SHBA

Telefonata nga Siria zbuloi dy shkodranëte ISIS, donin të votonin në zgjedhjet lokale

February 23, 2026
Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

February 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Peshku në Akuarium

February 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Shkurt 2026

February 23, 2026
Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

February 23, 2026
Grupi i PD kërkesë Peleshit: Duam dosjen e plotë për Ballukun. Mungon..

U kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, SPAK nuk nis hetimet për Peleshin: S’ka shpërdoruar detyrën

February 23, 2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

February 23, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

February 23, 2026
Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In