• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Masakrat e Kosovës/ Dëshmitari rrëfen para Gjytarëve sesi digjeshin të gjallë shqiptarët

by Java News
02/12/2018 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëshmi tronditëse nga krimet e luftës në Kosovë. Kadri Muharremi nga Krusha e Vogël dëshmoi kundër Darko Tasiç, ku ky i fundit akuzohet për krime lufte. Gjykimi ndaj të akuzuarit Darko Tasiç u përcoll dje nën masa të rrepta sigurie, me praninë e rreth 10 gardianëve dhe Policëve, ndërsa gjatë gjykimit kishte edhe momente tensioni. U desh ndërhyrja e kryetarit të trupit gjykues Artan Sejrani, që të qetësonte situatën ndërmjet dëshmitarit Kadri Muharremi, dhe të akuzuarit Darko Tasiç.

Në gjykimin ndaj të akuzuarit Darko Tasiç, të akuzuar për Krime lufte ë Krushë të Vogël në mars të 1999, kanë vazhduar rrëfimet e tyre dëshmitarët sipas radhës së propozuar nga ana e prokurorisë speciale. Ditën e enjte në Gjykatën Themelore Prizren si dëshmitar i radhës u paraqit Kadri Muharremi, nga Krusha e Vogël i cili u përgjigj në pyetjet e parashtruara nga prokurorja vendore Drita Hajdari, nga radhët e prokurorisë speciale. Ndërsa për të akuzuarin Darko Tasiç, të cilin deri tash e kishte mbrojtur avokat Dejan Vasiç, i njëjti do të jetë mbrojtës i dytë, përderisa të njëjtin do të vazhdojë ta mbrojë avokat Ljubomir Pantoviç, avokat nga Mitrovica.

Gjatë kohës sa po i jepte përgjigje në pyetjet e prokurores speciale Drita Hajdari, dëshmitari Kadri Muharremi ndër të tjera deklaroi: “Me 25 mars rreth orës 05:00 të mëngjesit nga shtëpia e Darko Tasiç, Sreçko Tasiç, prej aty ka gjuajtuar në shtëpinë time me granata, me autoblinda, ndërsa nuk as as 15 metra nga shtëpia e Darko Tasiç, ku ishte stacionuar autoblinda, dhe kanë gjuajtur në shtëpinë e xhaxhait tim Muharrem Muharremi, ndërsa me datë 25 mars i kam parë se si po digjeshin shtëpitë e Mahmut Hajdarit dhe djemve të tij”.

 

Më tutje dëshmitari rrëfeu se: “….me datë 25 mars, mbasdite kur janë djegur shtëpitë e Hajdarëve, Darko Tasiç së bashku me vëllain dhe babanë e tij, i kam parë duke shkuar tek shtëpia e Vuço Petkoviç, pasi që janë ulur aty në terrasë, kanë pirë dhe kanë festuar sikurse me pas dasëm, kanë qenë të veshur me uniforma të Policisë ”. Ndërsa sa i përket të akuzuarit Tasiç, dëshmitari shtoi se ”…. më ka treguar vëllai i dëshmorit Sejdi Emerllahur, se Darko Tasiç me vëllanë Sveta, dhe babanë Sreçko Tasiç, e kanë marrë Sejdinë nga shtëpia dhe e kanë dërguar për ta pushkatuar me persona tjerë”. Dëshmitari Kadri Muharremi lidhur me datën 26 mars deklaroi se: “….në një moment gjatë një diskutimi me Sava Nikoliçin iu drejtova me fjalët, ‘Sava ju e keni në dorë ju mundeni që ta ndaloni’. Ndërsa sa Sava më tha: ‘Po digjet Beogradi, spo digjet Krusha”.

Kadri Muharremi më tek rrëfeu se: “… me datë 26 rreth orës 14:30, në lumin Drin, kam qenë larg rreth 100 metra, e kam parë se si Darko Tasiç së bashku me vëllain Sveta Tasiç, i kanë vendosur mendoj benzinë kamionit, pastaj e kanë ndezur ia kanë futur flakën. Në kamion ka pasur edhe njerëz të gjallë, edhe i kemi dëgjuar britmat e njerëzve, aty kanë gjuajtur edhe me të shtëna. Kamioni ka qenë i mbuluar me ceradë e nuk i kam parë njerëzit brenda. Ky kamion ka ngelur duke u djegur rreth 1 ditë e gjysëm”.

Në një moment dëshmitari Kadri Muharremi deklaroi: “…. deri në atë ditë me datat 26, 27 mars 1999 kurrë nuk kisha pasur zemër që t’i bëja ndonjë të keqe dikujt. Por nëse atë ditë do kisha pasur armatim, sdo i kisha lënë pa i vrarë”. Po ashtu ai konfirmoi se kishte parë Darko Tasiçin që kishte plaçkitur kamionin. “Është e vërtetë që e kam parë Darko Tasiçin duke plaçkitur. Kam qenë në një kamion që nuk ishte tërësisht i mbuluar”, tha dëshmitari.

(BË)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investimet BE-Ballkani Perëndimor/ Përfaqësuesja e KE: Synojmë krijimin e një baze të përbashkët industriale në rajon

Investimet BE-Ballkani Perëndimor/ Përfaqësuesja e KE: Synojmë krijimin e një baze të përbashkët industriale në rajon

November 25, 2026
Dy shqiptarë shkaktojnë alarm në Britani, hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

Dy shqiptarë shkaktojnë alarm në Britani, hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

November 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Rreziqet që kërcënojnë vlerat e antifashizmit shqiptar

November 25, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Digjet një makinë në Vlorë, ja dyshimet paraprake të policisë

November 25, 2026
Tragjedi ajrore në SHBA, avioni rrëzohet në det: Mes viktimave edhe fëmijë

Tragjedi ajrore në SHBA, avioni rrëzohet në det: Mes viktimave edhe fëmijë

November 25, 2026
Trump përgatit masa të reja ndaj Evropës, çfarë pritet të ndryshojë në tregtinë botërore

Trump përgatit masa të reja ndaj Evropës, çfarë pritet të ndryshojë në tregtinë botërore

November 25, 2026
Rama në Berlin për sigurinë europiane, merr pjesë në samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”

Tirana mirëpret Konferencën e Investimeve, Rama: Mbi 600 investitorë dhe figura të shquara të politikës europiane

November 25, 2026
Rënie deri në 8.6% në bursat aziatike, frikë nga tarifat e reja amerikane dhe tronditja e gjigantëve të teknologjisë

Rënie deri në 8.6% në bursat aziatike, frikë nga tarifat e reja amerikane dhe tronditja e gjigantëve të teknologjisë

November 25, 2026
Zbulohen shifrat e ushtarëve rusë që kanë humbur jetën nga fillimi i luftës në Ukrainë

Zbulohen shifrat e ushtarëve rusë që kanë humbur jetën nga fillimi i luftës në Ukrainë

November 25, 2026
Hakerët depërtojnë në sistemet e CIA-s, çfarë u ekspozua nga sulmi?

Hakerët depërtojnë në sistemet e CIA-s, çfarë u ekspozua nga sulmi?

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In