Sulmet terroriste të një nate më parë në Paris i morën jetën më shumë se 120 personave dhe plagosën qindra të tjerë. Të paktën 80 persona janë në gjendje tepër kritike për jetën.
Për ngjarjet e mbrëmshme janë solidarizuar qindra parizienë të cilët presin në radhë për të dhuruar gjak për të plagosurit. Fotot e shëprndara në rrjetet sociale tregojnë qytetarët francez që presin për të kryer aktin human.