• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masakra në Srebrenicë, rrëfehet gruaja që qëndroi mes kufomave

by A R
09/07/2016 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatima Ahmiq, është një nga personat fatlum që përmes pyllit arritën të braktisin Srebrenicën dhe të arrijnë deri te territori i lirë, Kladnja apo Tuzla. Ajo i ka mbijetuar gjenocidit të kryer mbi banorët joserbë në vitin 1995 në Srebrenicë.

Në “Rrugën e vdekjes” ishte nisur me djemtë e saj Mirsadin dhe Seadin dhe bashkëshortin Hasib. Mirsadi, i cili atëkohë ishte 19 vjeç, nuk mbijetoi. I biri Seadi ishte 17 vjeç dhe në territorin e lirë, arriti në ditën e gjashtë.

Ata kanë jetuar në Bratuncë, por shkuan në Srebrenicë si shumë banorë të Bratuncës. Fatima 13 ditë kaloi në pyll, e rrethuar me të vdekur, të plagosur, pa ujë dhe ushqim. Por, arriti t’ia dalë.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), në shtëpinë në lagjen Buça Potok të Sarajevës, kujtoi atë rrugë para 21 viteve.

“U nisa me burrin dhe dy djemtë, më 11 korrik të vitit 1995. Në pritën e parë u humbëm, askush për askënd nuk dinte. Kishte të shtëna, nuk dinim se prej nga kishte të shtëna”, tregoi Fatima.

Në mesin e të vdekurve ka qëndruar e shtrirë deri në mëngjes, pastaj në mesin e të vdekurve ka kërkuar fëmijët e burrin. Nuk i gjeti aty, por ditëve në vijim nëpër pyjet rreth Srebrenicës. Në mesin e të mbijetuarve ishte ajo, një djalë dhe gjyshi. Megjithatë, një ditë shkuan për të vëzhguar situatën dhe kurrë më nuk u kthyen dhe ajo mbeti vetëm.

“Ditën e tretë apo katërt kam gjetur fëmijët dhe u ndjeva sikur kam lindur sërish. Djali i madh Mirsadi ishte në njësit dhe vetëm më fliste se shqetësohet për Seadin. Përsëri i humba. Seadin ma mori një ushtar serb nga Vlasenica. E futi në autobus dhe ai në territor të lirë erdhi në ditën e gjashtë. Burri në territorin e lirë erdhi në ditën e gjashtë, ndërsa unë pas 13 ditëve”, rrëfeu Fatima.

Djali Mirsadi është kapur në Vlasnicë dhe aty është vrarë. E gjetën në vitin 2011 në varrezën Mrshiçi (Mršići). Duke kujtuar ditën e parë pasi nga Srebrenica përmes pyllit u nisën drejt Tuzlës, Fatima tha se në orët e parë të mbrëmjes hasën në pritë.

“Kur ishim në pyll çetnikët na prerë rrugën. Na sulmuan në orët e para të mbrëmjes. Askush për askënd nuk dinte. Që kur filluan të qëllonin unë u shtriva dhe nuk u ngrita deri në mëngjes. Kam shikuar katastrofën, të gjithë të vdekur përreth meje. Pastaj fillova të kërkojë fëmijët e mi në mesin e të vdekurve. Kalova katër ditë dhe vazhdoja të kërkoja. E vetmja gjë që mund t’i dalloja ishte nga veshmbathja sepse kanë hedhur helm dhe pamja u ndryshua brenda një kohe”, theksoi Fatima./a.m.

Next Post

Pranga shqiptarëve në Itali, kapen me 500 mijë euro kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

December 18, 2025
Balla thirrje opozitës: Distancohuni nga ata që janë shpallur “non-grata” nga SHBA

Balla: Sa herë Kosova ka një festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri

December 18, 2025
Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave! Kërkesë edhe për Ballukun

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave! Kërkesë edhe për Ballukun

December 18, 2025
Zjarri jashtë sallës së Kuvendit, Balla: U vu me urdhër të Berishës! Vepër e rëndë në flagrancë

Zjarri jashtë sallës së Kuvendit, Balla: U vu me urdhër të Berishës! Vepër e rëndë në flagrancë

December 18, 2025
Britania zhvillon sistem mbrojtjeje ajrore si “Iron Dome” për t’u përballur me kërcënimin rus

Britania zhvillon sistem mbrojtjeje ajrore si “Iron Dome” për t’u përballur me kërcënimin rus

December 18, 2025
Balla pas tensioneve në Kuvend: Sjellja e opozitës për të motivuar mbështetësit

Balla pas tensioneve në Kuvend: Sjellja e opozitës për të motivuar mbështetësit

December 18, 2025
“Terroristët jetojnë të lirë”, Berisha jashtë Kuvendit: Motoja e mazhorancës, vidh dhe ik

“Terroristët jetojnë të lirë”, Berisha jashtë Kuvendit: Motoja e mazhorancës, vidh dhe ik

December 18, 2025
Flakadanë, përplasje e kaos! Mbyllet pas dhunës së PD, seanca e fundit për 2025

Flakadanë, përplasje e kaos! Mbyllet pas dhunës së PD, seanca e fundit për 2025

December 18, 2025
FOTOLAJM / Zjarr në Kuvendi, digjet fibra e transmetimit, ndërpritet sinjali për mediat

FOTOLAJM / Zjarr në Kuvendi, digjet fibra e transmetimit, ndërpritet sinjali për mediat

December 18, 2025
“Mbylle gojën o miush”, Bardhi përplaset me Lamallarin: Do ikësh bashkë me Belindën!

“Mbylle gojën o miush”, Bardhi përplaset me Lamallarin: Do ikësh bashkë me Belindën!

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In