• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Masakra në SHBA/ I riu vret 50 persona në një lokal homoseksualësh/ Rrëfehet ish gruaja

by Java News
12/06/2016 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmi në lokalin e natës “Pulse” në Orlando të Floridas është më i rëndi i këtij lloji në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.orlando_1465751781-3996559

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve, dyshohet se qytetari amerikan me origjinë nga Afganistani, Omar Saddiqui Mateen, ka vrarë 50 persona brenda lokalit në fjalë.

53 persona të tjerë janë plagosur dhe momentalisht janë në gjendje të rëndë, raportojnë mediat amerikane.160612111152-14-orlando-shooting-0612-exlarge-169

Rasti i sulmit në lokalin e natës të homoseksualve që po hetohet nga FBI, po trajtohet si vepër e terrorizmit, ndonëse nuk përjashtohen edhe pista të tjera të hetimit, transmeton REL.

Ekzistojnë të dhëna se autori i dyshuar i sulmit ka “disa lidhje me grupin militant, Shteti Islamik”, ka thënë para mediave Senatori Demokrat, Bill Nelson nga Florida, por kjo nuk është e konfirmuar ende, ka thënë ai.

Babai i autorit të sulmit me armë në një Gay Club në Orlando, ka folur pas ngjarjes. Ai ka mohuar se sulmi ka qenë një akt terrorist, duke deklaruar se djali i tij ishte i motivuar nga urrejtja e homoseksualëve e jo nga feja e tij myslimane.

‘’Kjo nuk kishte të bënte fare me fenë myslimane’’, tha babai i sulmuesit Mir Seddique për NBC News.

160612132853-20-orlando-shooting-exlarge-169

Rasti i dytë më i rëndë në sulme të tilla është ai i vitit 2007 kur një person vrau 32 persona në Universitetin Teknik në Virxhinia.orlando_1465753558-3293992

ISH GRUAJA: ISHTE I DHUNSHËM DHE I PAQËNDRUESHËM

Ish-gruaja e një 29-vjeçari që dyshohet të ketë vrarë 50 persona në një klub nate në Orlando të dielën, ka thënë se ai ishte i dhunshëm dhe mendërisht i paqëndrueshëm, dhe se e ka rrahur atë vazhdimisht në kohën sa ishin të martuar.

Ish-bashkëshortja e Omar Mateen, duke folur në kushte anonimiteti për The Washington Post, ka thënë se është njohur me Mateen rreth 8 vjet më parë në rrjetet sociale dhe pas një kohe të shkurtër ka vendosur që të shpërngulet në Florida dhe të martohet me të.160612131446-18-orlando-shooting-bomb-squad-exlarge-169

Ajo ka thënë se fillimisht Omar nuk ishte i dhunshëm dhe se martesa shkonte mirë. Por, më pas ajo ka treguar se Omar është bërë i dhunshëm dhe e ka rrahur atë vazhdimisht.

“Ai nuk ishte person stabil. Më ka rrahur për gjërat më të thjeshta. Thjeshtë mund të nervozohej se nuk i kisha larë rrobat apo diçka të ngjashme”, ka treguar ajo, shkruan express.160612111150-13-orlando-shooting-0612-exlarge-169

Ish-bashkëshortja e Mateen, ka treguar se ai kishte një revole personale por nuk ishte i dhënë pas fesë dhe kohën e lirë e kalonte në palestër duke ushtruar.

Ajo tregon se pas disa muajsh martesë, gjendja u bë shumë e rëndë dhe vetëm prindërit e saj kanë arritur ta shpëtojnë nga martesa abuzive. Ajo ka thënë se falënderon prindërit të cilët kanë shkuar dhe e kanë marrë nga një banesë dy dhomëshe në Florida, ku ajo jetonte me Omari-n dhe e kanë dërguar në shtëpi, në New York. Çifti ishte divorcuar zyrtarisht në vitin 2011, pas vetëm disa muajsh martesë. mAjo thotë se kur kuptoi lajmin se çfarë kishte bërë ish-bashkëshorti i saj në Orlando, ndihet shumë me fat që ai më nuk është në jetën e tij. 160612122454-manteen-family-home-exlarge-169

Next Post

Ja sesi dhe ku i shpenzon milionat Cristiano Ronaldo (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U dorëzua vetë”, avokati i Ylli Zallës: Armët ishin të vjetra, kapsollat jo funksionale

“U dorëzua vetë”, avokati i Ylli Zallës: Armët ishin të vjetra, kapsollat jo funksionale

August 19, 2026
Rusia dhe Kina mund të hapin dy fronte njëherësh, zbulohet skenari që do të vinte në provë SHBA-në dhe Perëndimin

Rusia dhe Kina mund të hapin dy fronte njëherësh, zbulohet skenari që do të vinte në provë SHBA-në dhe Perëndimin

August 19, 2026
Paralajmëron Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

Paralajmëron Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

August 19, 2026
Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

August 19, 2026
Ylli Zalla lihet në burg! 49-vjeçari përballet me gjykatën pas kapjes me kallashnikov, ja çfarë deklaroi për atentatin e Rinasit

Ylli Zalla lihet në burg! 49-vjeçari përballet me gjykatën pas kapjes me kallashnikov, ja çfarë deklaroi për atentatin e Rinasit

August 19, 2026
Zjarret në Pukë/ Qetësohet situata në malin e Tërbunit, flakët përhapen në Gjegjan-Gojan

Zjarret në Pukë/ Qetësohet situata në malin e Tërbunit, flakët përhapen në Gjegjan-Gojan

August 19, 2026
Hormuzi në pikën e përplasjes, SHBA i merr terren Iranit, mbi 80% e anijeve po përdorin korridorin e Omanit

Hormuzi në pikën e përplasjes, SHBA i merr terren Iranit, mbi 80% e anijeve po përdorin korridorin e Omanit

August 19, 2026
Tragjedia në Manzë! 16-vjeçari lufton për jetën, dëmtime të shumta në gjymtyrë dhe qafë

Tragjedia në Manzë! 16-vjeçari lufton për jetën, dëmtime të shumta në gjymtyrë dhe qafë

August 19, 2026
Gjirokastër/ Merr flakë biznesi pranë Liqenit të Viroit

Gjirokastër/ Merr flakë biznesi pranë Liqenit të Viroit

August 19, 2026
Alarm në Europë! Financial Times: Irani po shqyrton goditjen e bazave amerikane në Bullgari e Qipro

Alarm në Europë! Financial Times: Irani po shqyrton goditjen e bazave amerikane në Bullgari e Qipro

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com