• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Masakra në prag të zgjedhjeve: Në Tiranë u dhanë 64 leje ndërtimi

by
07/10/2015 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lejet e ndërtimit pësuan një rritje të vrullshme në prag të fushatës së zgjedhjeve lokale, sidomos në Tiranë. Sipas Buletinit Statistikor të INSTAT, në tremujorin e dytë 2015 janë miratuar gjithsej 99 leje ndërtimi, me një sipërfaqe rreth 214.225 metër katror, nga vetëm 14 leje të miratuara në tremujorin e parë të këtij viti, raporton Monitor.

Nga 99 lejet e ndërtimit që janë lëshuar në të gjithë vendin në tremujorin e dytë vetëm në Tiranë janë dhënë rreth 70 për qind e tyre ose 64 leje. Pjesa tjetër, 23 leje janë në qytetin e Durrësit. Në Berat është dhënë vetëm një leje në Vlorë tre leje, në Fier 4 leje dhe në Shkodër katër leje.

Numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zë 21,2 % të numrit gjithsej të lejeve, ndërkaq numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen ndërtesat për hotele, tregtare, industriale dhe të tjera) zë 78,8 %.

Lejet e miratuara për ndërtesa zënë 55 % të vlerës së përafërt të lejeve të ndërtimit miratuar në tremujorin e dytë 2015, ndërkaq lejet e miratuara për punime inxhinierike zënë 45 % të vlerës së përafërt të lejeve gjatë së njëjtës periudhë.

Gjatë këtij tremujori, numri i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja është përqendruar në qarkun e Tiranës me 64,6 % dhe Durrësit me 23,2 %.

pallat-ne-ndertim

Next Post

Progres raporti, Gjosha: S’jemi gati për hapjen e negociatave, duhet ‘drejtësia’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com