• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Masakra në Las Vegas, policia: Planifikim ushtarak, arma zbrazte deri në 800 fishekë në minutë

by Java News
04/10/2017 09:45
LAS VEGAS, NV - OCTOBER 01:  People scramble for shelter at the Route 91 Harvest country music festival after apparent gun fire was heard on October 1, 2017 in Las Vegas, Nevada. A gunman has opened fire on a music festival in Las Vegas, leaving at least 20 people dead and more than 100 injured. Police have confirmed that one suspect has been shot. The investigation is ongoing. (Photo by David Becker/Getty Images)

LAS VEGAS, NV - OCTOBER 01: People scramble for shelter at the Route 91 Harvest country music festival after apparent gun fire was heard on October 1, 2017 in Las Vegas, Nevada. A gunman has opened fire on a music festival in Las Vegas, leaving at least 20 people dead and more than 100 injured. Police have confirmed that one suspect has been shot. The investigation is ongoing. (Photo by David Becker/Getty Images)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stephen Paddock, agresori që vrau 58 persona dhe plagosi më shumë se 500 të tjerë në Las Vegas të dielën, kishte vendosur disa kamera rreth dhe brenda dhomës së tij të hotelit.

Autoritetet amerikane thanë se Paddock kishte instaluar dy kamera në korridor dhe një tek syri derës për të parë afrimin forcave të rendit.

Hetuesit amerikanë ende nuk kanë asnjë të re përsa i takon arsyeve që e shtynë 64-vjeçarin që të kryente masakrën, por nuk kanë dyshime se ai e kishte planifikuar në detajet më të vogla, me një saktësi të frikshme ushtarake.

Prenotimi i dhomës disa ditë para koncertit dhe përzgjedhja e pozicionit të saj dhe transporti në dhomën e hotelit i 23 armëve e mijëra fishekëve të cilët vrasësi nuk i çoi atje menjëherë. Hetuesit thanë se Paddock përdori një pajisje speciale që shitet në dyqanet e armëve dhe që në thelb është një qytë e modifikuar në mënyrë që arma nga gjysmëautomatike të kthehet në plotësisht automatike dhe me ritëm më të shpejtë zjarri deri në 800 fishekë në minutë.

Duke shtuar kamerat dhe faktin që ai përdori mjete identifikimi të partneres së tij për të hyrë në hotel, tregon një shkallë tejet të lartë planifikimi. Autoritetet ndërkohë bënë me dije se partnerja e vrasësit, Marilou Danley, nuk ishte në SHBA gjatë masakrës, një tjetër detaj i planifikimit, por tashmë është kthyer me kërkesë të autoriteteve për të parë nëse ka informacione shtesë.

Hetuesit amerikanë ndërkohë publikuan pamjet e filmuara nga kamerat e policëve në momentet e sulmit.

Vrasja masive, më e rënda në historinë moderne të SHBA, ka rihapur debatin për ligjet e armëve në vend, megjithëse Presidenti Donald Trump tha se kjo nuk është koha për këtë diskutim dhe nëse e shkuara është për t’u marrë si bazë, duket se një kohë e tillë nuk ka për të ardhur kurrë.

a.ç

Next Post
Lejuan masakrën në pyje, procedohen penalisht 8 persona, 4 prej tyre Inspektorë

Lejuan masakrën në pyje, procedohen penalisht 8 persona, 4 prej tyre Inspektorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com