• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masakra në ish-Bllok, prokuroria kundër lirimit të Martinajt

by Java News
04/05/2019 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nderkohe qe Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Ervis Martinajt, të përfshirë në ngjarjen e ish-Bllokut, për t’u lënë i lirë nën masën e garancisë pasurore, reagon kunder Prokuroria.

Prokuroria e Tiranës kërkoi rrëzimin e kërkesës së Martinajt si të pabazuar, ndërsa shtoi se nga hetimet pozitat e tij janë rënduar. Duke e konsideruar si organizator të njërit prej grupeve të përfshirë në përplasje,

Akuza e kryeqytetit kërkoi rrëzimin e kërkesës. “Nga ana jonë çmohet se kërkesa e shtetasit Ervis Martinaj për zëvendësimin e masës së sigurimit ndaj tij, është tërësisht e pabazuar në ligj dhe prova, pasi nga hetimi nuk ekziston asnjë rrethanë e ndryshme që lehtëson pozitën e tij procedurale.

Madje, rezulton se nevojat e sigurimit janë rënduar në rastin konkret për shkak se përveç pozicionit të tij të qartë për ngjarjen e datës 04.10.2018 në raport me grupim e personave që e shoqëronin, duke qenë në rolin e organizatorit të këtij grupi, po ashtu nga hetimet janë administruar akte dhe prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm që i hetuari Martinaj është përfshirë në veprat penale për të cilat akuzohet.

Autoritetet kosovare kanë konfirmuar me anë të letërporosisë, që ky i hetuar është edhe mbajtës i një dokumenti të llojit pasaportë të RK me gjeneralitete të një personi tjetër, por me të dhënat biometrike të tij, pra të të hetuarit”, pretendoi Prokuroria në seancë.

martinaj

Kush janë të hetuarit për ngjarjen në ish-Bllok, të gjithë të lirë

Mevjol Bilo, komando i shpallur në kërkim

Në lidhje me ngjarjen në Ish-Bllok pati shumë arrestime, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë lënë nga Gjykata në masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, pasi pas hetimeve ka rezultuar se nuk kanë qenë të implikuar drejtpërdrejt në konflikt. Kështu, i vetmi që ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në burg” ishte Ervis Martinaj, ndërsa të shpallur në kërkim janë dy persona, komandoja Mevjol Bilo dhe biznesmeni Eldi Dizdari, emri i të cilit doli shumë vonë nga hetimet, ndërsa konsiderohet si personi që ka nisur fillimisht sherrin. Eldi Dizdari është shpallur tashmë në kërkim policor, në mënyrë që të merret dëshmia e tij për ngjarjen, ndërsa njihet edhe si kushëri i Arbër Çekajt, i arrestuar për sasinë rekord të kokainës së ardhur me kontejner. Sipas Prokurorisë, dyshohet se në makinën e kapur nga kamerat e sigurisë përballë dyqanit “Monopol”, një prej personave që ka qenë në të mund të jetë Dizdari, ndërsa nga pamjet duket që aty ka pasur një konflikt me Matën, ku ka tentuar të hyjë edhe komandoja Mevjol Bilo. Në dosjen e Prokurorisë, ky person, nga Redi Popesku është identifikuar si një ish-mik i ngushtë i Matës, me të cilin ishin konfliktuar, sepse i kishte ngacmuar të fejuarën, por hetuesit dyshojnë se shkak ka qenë tjetër çështje, e cila ka të bëjë me një borxh financiar në lidhje me një sasi droge, dyshime që do të mbeten për t’u konfirmuar.

/a.meta

Next Post
Presion autoriteteve zgjedhore, Erdogan bën thirrje për rivotim në Stamboll

Presion autoriteteve zgjedhore, Erdogan bën thirrje për rivotim në Stamboll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In