• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Masakra në Florida mund të parandalohej, vrasësi i 17 personave ishte denoncuar më herët

by Java News
16/02/2018 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pamjet më poshtë tregojnë momentet e tmerrit që përjetuan nxënësit e shkollës së mesme të Floridas, gjatë sulmit me armë ku u vranë 17 persona, nxënës e mësues.

Autori është 19-vjeçari Nikolas Kruz, një ish-nxënës i shkollës. Ai hyri i maskuar në klasa dhe nisi të qëllonte me një pushkë gjysmë-automatike.

Policia e arrestoi të riun pranë vendngjarjes. Kruz ishte përjashtuar nga shkolla vitin e kaluar për sjellje të rrezikshme. Në mediat amerikane ka bërë bujë edhe rasti i profesorit të futbollit në shkollë, Aron Feis, i cili u vra si hero duke mbrojtur me trupin e tij disa nga nxënësit.

FBI konfirmoi se ishte njoftuar për rrezikshmërinë agresorit dhe për pasionin e tij për armët e zjarrit, një pasion që mesa duket i ishte kthyer në obsesion. Mësohet se Cruz kishte shkruar në YouTube vitin e kaluar se do të bëhet një vrasës shkolle profesionist, deklarata këto që ishin denoncuar te autoritetet e sigurisë, por kishin rënë në vesh të shurdhët.

Profilet e Nikolas Cruz në rrjetet sociale ishin të mbushuar me foto armësh zjarri e thikash. Për të njëjtat probleme vrasësi ishte përjashtuar edhe nga dy shkolla të tjera.

Por presidenti Donald Trump këmbëngul se askush në shkollat amerikane nuk duhet të jetë i frikësuar, duke premtuar forcimin e masave dhe më shumë vëmendje për shëndetin mendor të nxënësve që shfaqin probleme.

Next Post
Këto shenja horoskopi janë të destinuara të divorcohen

Pesë shenjat e horoskopit që fshehin një anë të errët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kuvendi, rezolutë kundër Hagës/ Çupi: Berisha përndoqi aktivistët e UÇK me porosi të Beogradit

February 12, 2026
“Republika e prokurorëve”? Debati analog që po bëhet edhe në Itali!

“Republika e prokurorëve”? Debati analog që po bëhet edhe në Itali!

February 12, 2026
Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues

Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues

February 12, 2026
Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

February 12, 2026
Haradinaj njofton largimin nga drejtimi i AAK-së: Nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës!

Haradinaj njofton largimin nga drejtimi i AAK-së: Nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës!

February 12, 2026
Live Shorti/ Liga e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarët në Grupin B3

Live Shorti/ Liga e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarët në Grupin B3

February 12, 2026
Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin

Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin

February 12, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëria me fat, Kosova në grup të vështirë

Liga e Kombeve/ Shqipëria me fat, Kosova në grup të vështirë

February 12, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

February 12, 2026
Tragjedi në Sudanin verior, 21 viktima nga mbytja e një anijeje në Nil

Tragjedi në Sudanin verior, 21 viktima nga mbytja e një anijeje në Nil

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In