• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakra me 4 viktima në Shkodër, zbulohet automjeti që përdorën autorët

by S T
04/11/2024 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi hetimor i masakrës me 4 vrarë në Shkodër ka zbuluar makinën e autorëve të ngjarjes së 30 tetorit. Në A2 CNN ka mbërritur një fotot e makinës tip Range Rover e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Edhe pse u dogj plotësisht pas ngjarje, ekspertiza ka mundur të rikupëeojë numrin e shasisë. Prej saj është identifikuar mjeti.

Makina “Range Rover Sport” është konfirmuar se është vjedhur në Durrës dhe është denoncuar nga pronarët më 17 prill të këtij viti.

Një ditë më parë shkoi në 4 4 numri i viktimave nga ngjarja kriminale e ndodhur në Shkodër më 30 tetor, ku iu bë atentat Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Drejtuesi i motorit të aksidentuar nga makina e viktimave të atentatit, Bashkim Basha, ndërroi jetë në spital.

67-vjeçari po udhëtonte me bashkëshorten e tij me motor kur u përplas nga makina e Licit dhe Bushatit, të cilët ishin objektivat e atentatit. Bashkëshortja e tij humbi jetën në vend.

Hamza Lici humbi jetën në momentin e atentatit, ndërsa Arlind Bushati vdiq në spital një ditë më vonë.

Autorët e ngjarjes së rëndë, tashmë me katër viktima, janë ende të paidentifikuar.

Atentati risolli edhe një herë në vëmendje konfliktin e ashpër shumëvjeçar mes fiseve Bajri dhe Lici. Sipas të dhënave paraprake policore, objektiv i këtij atentati ka qenë një nga viktimat, Hamza Lici, i cili udhëtonte në automjet së bashku me Arlind Bushatin, i cili gjithashtu mbeti i vrarë nga breshëria e plumbave.

Policia dyshon se në automjetin e autorëve kanë qenë të paktën tre persona: dy që kanë qëlluar me armë dhe shoferi i automjetit. Menjëherë pas ngjarjes, automjeti i autorëve u largua nga vendngjarja dhe u dogj pranë ish-repartit ushtarak në fshatin Golem, jo më larg se pesë minuta nga vendi ku ndodhi atentati.

Autorët janë kujdesur që automjeti të digjet plotësisht, duke mos lënë asnjë provë të vlefshme për policinë, edhe pse brenda tij janë gjetur armët që dyshohet se u përdorën në atentat. Ndërkohë, policia e Shkodrës ka shoqëruar disa persona, mes të cilëve edhe anëtarë të fisit Bajri, por ende nuk ka asnjë të dhënë konkrete mbi autorët, të cilët dyshohet se mund të kenë qenë të paguar dhe natyrisht të stërvitur mirë për atentate të tilla

Megjithë angazhimin e policisë, forcave RENEA dhe prokurorisë së Shkodrës, ngjarja përveç dyshimeve ende nuk ka ndonjë të dhënë konkrete për zbardhjen e plotë të saj.

Next Post
Kapet 30 kg drogë, policia: Mund të vriste 10-15 milionë njerëz

Kapet 30 kg drogë, policia: Mund të vriste 10-15 milionë njerëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com