• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakra me 3 viktima në Klos/ Vajza për të cilën u bënë vrasjet: Më vodhën adresat dhe më…

by
14/10/2022 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiqiri Mjeshtri është autori i cili la të vrarë babë e bir, Liri dhe Kenado Shira në Klos. Përplasja me armë ndodhi rreth orës 14:15 në qendër të qytetit.  Pasi vrau Kenadon dhe Lirin, autori i ngjarjes u vetëvra me armë zjarri.

Fjalët e fundit që tha Fiqiri Mjeshtri, ishin në telefon kur i vëllai dhe policia e telefonuan dhe i kërkuan të vetëdorëzohej. Ai i la amanet fëmijët.

“Më ki amanet fëmijët. Mos më kërkoni në asnjë vend, do më gjeni tek Livadhi i Bajramit“.

Kjo dëshmi e vëllait të Fiqiri Mjeshtrit dhënë për policinë lokale, iu dretua Gazetasi.al në vazhdën e dhjetëra veprimeve që u kryen për të zbardhur masakrën në qytezën e Klosit, ku mbetën të vrarë Liri Shira, 46 vjeç, djali i tij Kenado Shira 17 vjeç dhe u plagosën babë e bir, Egantin Hasula dhe i biri, Renato.

Sipas Gazeta Si njeriu që i vrau dy dhe plagosi dy të tjerë, ishte babai i një gjimnazisteje në fshatin Fullqet dhe familja e vajzës përgjatë muajve shtator-tetor kaloi ditë të vështira, mes spitalit, ku dërgonte vajzën, e cila vuante nga sulme ankthi, humbje të ndjenjave dhe gjendje të fikëti.

Madje edhe ditën e ditëlindjes së saj, në 9 tetor, sipas dosjes ekskluzive që iu tregua Gazetasi.al, e cila ishte në Klos pas ngjarjes, adoleshentja u kërcënua se do t’i shpërndaheshin fotot dhe se “babai yt fanatik do ta marrë vesh e do të heqë nga shkolla”.

Adoleshentja u dërgua në gjendje të fikëti në spital, por kushdo dinte gjithçka në Fullqet, me përjashtim të prindërve të saj. Kjo gjendje nuk zgjati shumë. Në datën 11 tetor, teksa Fiqiri Mjeshtri po udhëtonte, nipi i tij që jeton në Angli ishte informuar se çfarë po ndodhte në fshat dhe me vajzën e fisit.

Dikush i shkroi me një llogari anonime në Facebook, ku në të lexohej: “S., po kryen veprime me Renaton”.

Ky mesazh u përcoll “copy paste” nga nipi tek i ati i adoleshentes, që iu ankua së pari të vëllait se diçka po ndodhte.

Sipas dëshmive të dhëna në polici, vëllezërit u përpoqën ta qetësojnë babain e merakosur dhe i premtuan se do kryenin një ballafaqim.

Këtë gjë e mori përsipër vëllai që punonte polic në bashki. Pasi mori në pyetje të riun që pak ditë më vonë u plagos me të atin, gjatë tentativave për të sqaruar se kush po e kërcënonte adoleshenten, ai tha se kishte kohë që nuk komunikonte me të vajzën, por se dikush tjetër ishte lidhur me të. Sipas Renatos, ai ishte Kenado.

“Sqarohu me djalin tënd në shtëpi dhe na kthe përgjigje, – dha ultimatumin xhaxhai i adoleshentes dhe të nesërmen babai i Renatos që e mori të birin në pyetje gjatë gjithë natës, mori këtë përgjigje: “O babi, ne patën pëlqim gjatë vitit të parë. Dhe pas një muaji i prishëm marrëdhëniet. S., është lidhur me një çun tjetër, që e ka emrin K. Mesazhet me S. mi tregonte Kenado (djali i tezes)”, – ka rrëfyer adoleshenti.

Me këtë informacion, xhaxhai i ka treguar familjes Hasula se vajza po luftonte me depresionin, pasi po kërcënohej e shantazhohej, u ka dhënë njoftim babë e bir se do të ballafaqoheshin me Kenadon.

Sipas dosjes, Kenado, i cili mbeti viktimë gjatë masakrës, u telefonua nga bashkëmoshatari që mbijetoi nga sulmi i babait të vajzës.

Ai e pyeti adoleshentin që ndiqte shkollën në Durrës: “A ia ke çuar ti mesazhin anonim kushëririt të S., në Angli”.

Ai i është përgjigjur që “s’kam çuar asnjë mesazh, por po të pyes a mos ka ndodhur ndonjë gjë gabim, çfarë ka ndodhur, se po më shqetëson tani?“, ka pyetur i ndjeri.

Një ditë më vonë, adoleshenti i ndjerë ka telefonuar babain e adoleshentes, duke i kërkuar takim.

Fatbardh Mjeshtri, kujton në polici: “Vëllai e pyet kush je? Ai i tha: ‘Jam një djalë nga Klosi dhe dua të të takoj’. Vëllai i tha: ‘Hajde se të pres në lokalin e E.A në Klos’”.

Megjithatë, pavarësisht kësaj telefonate, të tre vëllezërit Mjeshtri, ditën e krimit udhëtuan nga fshati për në Klos, jo për të kryer takimin. Por, sepse duhet të shkonin në disa ngushëllime, njëra prej tyre ajo për vdekjen e një të afërmi që kishte ndërruar jetë në minierë.

Kur ata po ktheheshin, dikush i ka thirrur në rrugë. Vëllai më i madh i Fiqiriut (autori i krimit), Fatbardhi, i ka kërkuar kryefamiljarit që të bisedonte dhe që ndërkohë babai i adoleshentes të qëndronte i qetë.

Takimi i xhaxhallarëve me adoleshentin

Djali që i thirri ishte Kenado. “Shkova dhe e përshëndeta. E pyeta djali i kujt ishte. I mora telefonin nga dora dhe i kërkova të telefononte të atin. Hipëm në makinë, i thashë djalit shprehu lirshëm, çfarë ke që na e ke stresuar vajzën. I thashë, a e di që i ka rënë të fikët në shkollë? Ai tha që kishte komunikuar disa herë me S, dhe i mora adresën e Instagramit dhe fjalëkalimet. Kenado tha se do ia hidhte fotot në rrjetet sociale. Më pas, e njëjta procedurë me marrje në pyetje në automjet është kryer edhe në prani të të atit të viktimës. E diskutova me vëllain tim, Fiqiriun, që ishte shumë i revoltuar, i thashë më lër të flas unë, se jam më i madh, i thashë: ‘Këtë vajzë do ta marrësh për nuse, se vëllai më është betuar. Do të vritet çuni dhe u ndamë’”, – deklaron më tej Fatbardh Mjeshtri, sipas dëshmisë ekskluzive që Gazetasi.al disponon.

Kur vëllezërit Besnik, Fatbardh dhe Fiqiri Mjeshtri po ktheheshin nga ngushëllimi, në rrugë u ka dalë babai i Kenados.

“Tha se kam një muhabet, ke mundësi një minutë?. I thamë po, dhe se të presim te lokali i B.H. Kur palët janë ulur në tavolinë, babai që u vra me të birin, kërkoi edhe palën tjetër, pasi sipas tij adoleshentja kishte pasur lidhje edhe me Renaton. Asnjë nuk mbante përgjegjësi se kush i kishte shpërndarë fotot gjatë muajit shtator”.

Momenti para masakrës, Kenado u qëllua i pari

Dëshmitarët tregojnë se në një moment, Kenado dhe Renato u grindën me njëri tjetrin. Në tavolinën afër, gjatë gjithë kohës qëndronte i heshtur babai dhe xhaxhallarët që po negocionin për një martesë, pasi u bindën se vajza e tyre kishte lidhje me Kenadon.

“Vëllai u ul në tavolinë dhe nuk foli fare, thjesht dëgjonte dhe në një fare kohe iu drejtua babait të Kenados: ‘Është hera e fundit që dua të mbyllet muhabeti, pasi kam përgjegjësitë e mia si prind i S’. Babai i Kenados, përgjigjet: ‘Unë nuk mund ta marr për nusen e djalit, por ta zgjidhin dy çunat me njëri-tjetrin’”.

Në këtë moment, dëshmitarët kujtojnë se i ati i adoleshentes ka ngritur zërin dhe ka paralajmëruar: “Fotot e vajzës sime nuk mund t’i përdorë asnjë për të kërcënuar e jo më tepër djali yt. Por me i ra shkurt, me marr gocën që të lidhet miqësia dhe pastaj Kenado Shira, yt bir mund t’i nxjerrë fotot ku të duash në rrjetet sociale”.

Babai i këtij të fundit, ka refuzuar, duke thënë se adoleshentja kishte pasur njohje të mëparshme me djalin tjetër, por babai i Renatos ka dalë në mbrojtje të të birit.

Dëshmitarët kujtojnë: “Fiqiriu tha: ‘Atëherë barrën e kam unë përsipër. Jam babai i S. dhe ia vë unë kapakun kësaj pune’”.

Ai është ngritur nga karrigia dhe në mënyrë të papritur ka nxjerrë armën, duke qëlluar. Njëri prej tyre e mori plumbin në ballë, ai ishte Kenado. I ati pranë tij, e mori në gjoks dhe të dy të tjerët njëri në qafë, duke u plagosur e i ati në kurriz.

Në gjendje të rënduar, adoleshentja ka treguar se si dy bashkëmoshatarët i vodhën llogaritë sociale dhe nisën kërcënimet.

“Me Renaton hymë në muhabet nga mesi i muajit mars, deri në prill. Kemi folur. Më pas u shkëputa dhe nga mesi i muajit gusht ai më vodhi adresën e Instagramit. Më kërcënoi se e kishte marrë vesh që po komunikoja me Kenadon, duke më thënë në ‘snapchat’ se të gjitha bisedat do ia dërgoj babit tënd, që ai të të heqë nga shkolla se e dinte që babi ishte fanatik,” – tregon e reja, sipas dëshmisë së siguruar nga Gazetasi.al.

“Me Kenadon nisa të flas në muajin korrik dhe më pas nuk po komunikoja më as me të. Ai më vodhi ‘snapchat’-in dhe përdori fotot e mia që kisha bërë në plazh. Që kur nisi shkolla në 12 shtator, Kenado më ka kërcënuar, duke më shantazhuar dhe unë humba ndjenjat, ku dhe me çuan në spital. Ditën e ditëlindjes sime, kushëririt tim në Angli i dërguan një mesazh anonim dhe familja më dërgoi prapë në spital”, ka dëshmuar vajza./GazetaSi

/e.d

Next Post
Bilanc “patriotik”/ Kosova ul importet 10% me Shqipërinë, i rrit 30% me Serbinë

Bilanc "patriotik"/ Kosova ul importet 10% me Shqipërinë, i rrit 30% me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kantieri Tiranë-Durrës/ Rama publikon fotot: Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%

Kantieri Tiranë-Durrës/ Rama publikon fotot: Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%

January 20, 2026
“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

January 20, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Grupi Parlamentar i PD-së shkresë zyrtare SPAK: Hetoni Irena Gjokën pa vonesa

January 20, 2026
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

(E PLOTË)- Kryebashkiaku Erion Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

January 20, 2026
(EMRI) Ishte në kërkim për vrasjen e ish-snajperistit në Mbretërinë e Bashkuar në 2019, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës…

(EMRI) Ishte në kërkim për vrasjen e ish-snajperistit në Mbretërinë e Bashkuar në 2019, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës…

January 20, 2026
Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

January 20, 2026
Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

January 20, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ndërprerja e energjisë në QSUT, Meta ironizon nga qelia: Ky është sukses i shëndetësisë falas..

January 20, 2026
4 vrasjet e 21 Janarit, flet motra e Ziver Veizit: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK?

15 vite nga “21 janari”, të mërkurën ceremoni përkujtimore për 4 protestuesit e vrarë

January 20, 2026
Lavrov: Rusia nuk është e pastër, nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

Lavrov mohon çdo lidhje me Groenlandën: Rusia nuk ka të bëjë fare, nuk ka prova për pushtim

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In