• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Masakra me 21 të vrarë në shkollë: Video tregon oficerët që largohen me vrap ndërkohë që vriteshin fëmijë

by A R
13/07/2022 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pamjet e para brenda shkollës fillore në Teksas, aty ku ndodhi një prej masakrave të rënda të viteve të fundit në SHBA, zbulojnë fakte tronditëse për sjelljen e oficerëve të policisë. Teksa autori hapte zjarr në një klasë të mbushur me nxënës, oficerët largoheshin…

Në një video 4 minuta e 9 sekonda, të siguruar nga Austin-American Statesman, oficerët e policisë shihen teksa shkojnë me shpejtësi në Robb Elementary School më 24 Maj, pak minuta pasi 18-vjeçari Salvador Ramos hapi zjarr.

Por në vend që ta ndiqnin, oficerët mund të shihen jashtë për gati 1 orë.

Pamjet e kamerave të sigurisë dhe kamerat e trupit të policisë, tregojnë oficerët teksa kontrollonin telefonat e tyre dhe pastronin duart me dezinfektues në korridoret e shkollës, ndërkohë që të shtënat vijonin në klasën e mbushur me fëmijë.

Pamjet tregojnë në kohë reale historinë sesi oficerët e armatosur rëndë, dështuan që të reagonin në mënyrë të shpejtë dhe të duhur për të ndaluar autorin dhe potencialisht për të shpëtuar më shumë fëmijë.

E përditshmja Telegraph sjell të gjithë kronologjinë në bazë të këtyre pamjeve.

Rasti i parë për të parandaluar masakrën

11:29-Në video shihet Ramos që vjen dhe përplaset me makinën e nënës së tij jashtë shkollës. Ai qëllon 3 herë në drejtim të dy personave që po i afroheshin makinës. Njëri bie përtokë, më pas ngrihet me shpejtësi dhe largohet me vrap.

Një dëshmitar e filmon më pas Ramos teksa hap zjarr në drejtim të shkollës, përpara se të futet nëpërmjet një dere anësore. Ai është i veshur i gjithi me të zeza dhe në dorë mban një armë gjysmëautomatike AR-15.

Sipas një raporti të publikuar javën e shkuar, një oficer policie e pa autorin jashtë shkollës dhe kërkoi leje për të qëlluar. Por kërkesa e tij u refuzua.

Autori lëviz në korridor pa hasur asnjë rezistencë

11:32-Një mësuese dëgjohet teksa telefonin 911, duke i thënë operatorit se në shkollë ka një person të armatosur dhe se ajo mund të dëgjojë të shtënat dhe se fëmijët po vrapojnë: O zot. Futuni në dhoma!”, dëgjohet ajo duke bërtitur përpara se audioja të ndërpritet.

Ramos shihet në kamerat e sigurisë të shkollës teksa ecën i qetë

11:33-Një fëmijë mund të shihet në korridor për pak çaste, përpara se të futet me vrap në tualet, pasi dallon Ramos duke qëlluar në klasat 111, 112.

Austin-American Statesman i ka hequr ulërimat e fëmijëve, por raporton se të shtënat “vijonin, ndaleshin, e më pas nisnin sërish. Ndalonin, e më pas nisnin sërish. Dhe sërish. Dhe sërish”.

Policia mbërrin, por tërhiqet menjëherë

11:36-Kanë kaluar gati 3 minuta përpara se 3 oficerë policie të mbërrijnë në shkollë dhe të vrapojnë drejt klasave, duke u strukur. Më pas dëgjohen të shtëna. Një oficer ve dorën pas koke, si të jetë qëlluar. Më pas oficerët tërhiqen në fund të korridorit, nën një kamerave sigurie të shkollës.

Oficeri kontrollon telefonin, ndërsa të tjerët dërgojnë mesazhe

Një oficer ul armën për të kontrolluar telefonin. Të tjerë dërgojnë mesazhe dhe shohin planimetrinë e katit, ndërkohë që minutat kalojnë.

Një oficer mund të shihet me radiomarrës me vete, megjithatë kreu i policisë tha në një intervistë për mediat lokale se kishte zgjedhur që të mos e merrte të tijën brenda shkollës, sepse ishte e rëndë dhe e pengonte për të vrapuar.

Sipas raportimeve kjo bëri që të kishte konfuzion dhe oficerët kishin pak kontakt me ata jashtë.

11:52-Shumë oficerë të tjerë, lokalë, shtetërorë dhe federalë, të armatosur e të pajisur me antiplumb mund të shihen që ecin lart e poshtë në korridor.

45 minuta më vonë, oficerët po presin ende në korridor

12:21-Teksa pjesa më e madhe e të shtënave ndodhën minutat e para të sulmit, 4 të shtëna të tjera mund të dëgjohen në këtë moment në klasë, 45 minuta pas të shtënave të para.

Në këtë pikë, kreu i policisë Pete Arredondo u përpoq të fliste me autorin dhe më pas ngriti pyetjen nëse mund ta qëllonte atë nga jashtë klasës.

Oficeri bën pushim për të pastruar duart me dezinfektues

12:30-Një oficer me helmetë në kokë dhe me jelek antiplumb bën pak çaste pushim. Çuditërisht ai aplikon dezinfektues nga pajisja në mur dhe pastron duar.

1 orë e 17 minuta pasi kishin nisur të shtënat, mbërrin një punonjës i ndihmës së shpejtë me stetoskop rreth qafës, siç duket për të trajtuar fëmijët apo mësuesit që mund t’i kishin shpëtuar ngjarjes.

1 orë e 14 minuta pasi mbërritën, policia futet në klasë

12:50-Disa oficerët shihen jashtë klasës. Dëgjohen të shtëna dhe video mbyllet. Autoritetet kanë deklaruar se oficerët e Patrullës Kufitare bastisën klasën dhe vrarë autorin… 1 orë e 14 minuta pasi policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes.

12:51-Video tregon momentin kur zëvendës sherifi Felix Rubio shihet duke qarë në korridor, teksa e mbajnë kolegët. Ai ndodhet pak metra larg trupit të pajetë të vajzës së tij 10-vjeçare Lexi.

Jashtë shkollës, shumë prindër u mbajtën nga oficerët e policisë që të mos futeshin brenda ndërtesës.

19 fëmijë dhe 2 mësuese u vranë në masakër, vetëm pak ditë përpara se të mbyllej viti shkollor.

Videoja dhe hetimet paraprake pritet që të qartësojnë se çfarë po bënte policia ndërkohë që priste në korridor.

/a.r

Next Post
I publikohen fotot nudo, sportisti i njohur e pëson nga i biri

I publikohen fotot nudo, sportisti i njohur e pëson nga i biri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shiste kokainë dhe organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

Shiste kokainë dhe organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

May 6, 2026
“13 të martat e pelegrinazhit”, shërbim shëndetësor 24 orë për besimtarët në Kishën e Laçit

“13 të martat e pelegrinazhit”, shërbim shëndetësor 24 orë për besimtarët në Kishën e Laçit

May 6, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

May 6, 2026
“Për çfarë i duhet vula Berishës?”, Bejko: Apeli nuk ktheu përgjigje se cili nga dy kuvendet ishte i ligjshëm

Bejko: Berisha i paligjshëm në krye të PD! Salianji e mund në një pjesë të mirë të territorit

May 6, 2026
Raporti: Studentët shqiptarë po largohen për studime jashtë me ritmin më të lartë në rajon

Raporti: Studentët shqiptarë po largohen për studime jashtë me ritmin më të lartë në rajon

May 6, 2026
Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

May 6, 2026
Nafta në rënie, tregjet reagojnë ndaj sinjaleve të Trumpit për paqe me Iranin

Nafta në rënie, tregjet reagojnë ndaj sinjaleve të Trumpit për paqe me Iranin

May 6, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Është mbushur kupa, reagimi i Strasburgut ngriti alarmin për paraburgimet

May 6, 2026
Shtyhet për në 20 korrik vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Shtyhet për në 20 korrik vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

May 6, 2026
Ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, fundoset anija në brigjet greke

Ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, fundoset anija në brigjet greke

May 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In