• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakra e Velipojës/ “Ku shkon se më vrave vëllain”, babai tregon fjalët e fundit të djalit para vrasjes së 2-fishtë

by Java News
28/02/2023 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjetër Gocaj është babai i dy vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj që mbetën të vrarë në masakrën e Velipojës më 27 Qershor 2021. Ngjarja në atë kohë ndodhi pas konfliktit për vendosjen e çadrave të plazhit me familjen Verracaku, pasi të dyja palët kanë hotelet e tyre në Velipojë.

Në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, Pjetër Gocaj ka rrëfyer se si ai mësoi në momentet e para që ju vranë të dy djemtë në oborrin e familjes së tyre.

Pjetri thotë se ka qenë në dhomën e tij në kat të dytë kur ndodhi ngjarja. Ai dëgjoi fjalët njërin prej djemve të tij që bërtiti duke thënë “ku shkon se më vrave vëllain”.

Më pas doli jashtë dhe pa se djali i madh, Edmondi, i ishte vrarë poshtë ballkonit të dhomës së tij.

Pak metra më tutje ishte djali i vogël Xhovani që ishte qëlluar me armë. Ai kishte shenja jete por ndërroi jetë më pas.

Pjetër Gocaj: Shikoje ku më është vrarë djali i madh, që e kanë vrarë të parin, Edmondin.

Angjelina Gocaj: Ka dalë Pjetri ka ardhur edhe ky polici këtu përnjëherë me Pjetrin, e morën Xhovanin e kanë futur në ambulancë pa askënd brenda, veç një komshie e ka shoqëruar Xhovanin.

Spartak Koka: Edmondi kishte mbaruar?

Angjelina Gocaj: Kishte mbaruar Edmondi. Kanë ardhur 4 vetë. Ka ardhur Hasani, Astriti i vogli, kanë qenë edhe dy djemtë e tjerë.

Spartak Koka: Kishin lënë takim më parë?

Angjelina Gocaj: Jo, asnjë gjë. Qëndrova me djemtë, asnjë fjalë nuk më thanë.

Spartak Koka: Ke qenë këtu?

Pjetër Gocaj: Unë kam qenë në këtë shtrat vetëm. Kam dëgjuar krisma po këto të gënjejnë krismat prej fishekzjarreve se ishte 1 e natës. Kur kam dëgjuar britmën e djalit “ku shkon mor se më vrave vëllain”, atëherë i kam dhënë forcë vetes u ngrita dola. Këtu kanë qenë duke ndejtur. Atje ka qenë tavolina që i ka ulur djali i madh. Kanë qenë 5-6 vetë, kështu dëshmojnë edhe dëshmitarët. Ka ardhur ai tjetri, ai që ka shoqëruar Kujtimin.

Angjelina Gocaj: Pjetri ka qenë te dhoma 7, nuk kanë ardhur të thërrasin Pjetrin, por kanë ardhur të organizuar se e kanë rrethuar komplet hotelin edhe kanë ardhur dhe kanë bërë këtë ç’a kanë dashur të bëjnë.

Pjetër Gocaj: Kanë dalë te një rrugë e shkurtër dhe kanë ardhur familjarisht. Si ka mundësi që kur dëgjova krismat unë dhe dola, atje ka qenë grumbulli i grave duke bërtitur, gratë e tyre?

Spartak Koka: Takimi ishte lënë? Dihej që do vinin në orën 1:00 të natës?

Pjetër Gocaj: Jo, absolutisht. Nuk kanë lënë takim, vetëm kanë shkëmbyer ca fjalë.

Nga masakra e Velipojës në vitin 2021, u vranë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

/s.f

 

Next Post
VIDEO/ Luiz Ejlli në gjendje jo të mirë shëndetësore brenda në shtëpi? Armaldo konfirmon praninë e mjekëve

VIDEO/ Luiz Ejlli në gjendje jo të mirë shëndetësore brenda në shtëpi? Armaldo konfirmon praninë e mjekëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Arratisje” sekrete nga Turqia. Trump u fsheh në kamionin e ushqimit dhe ndërroi avionin

“Arratisje” sekrete nga Turqia. Trump u fsheh në kamionin e ushqimit dhe ndërroi avionin

August 11, 2026
Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

Zelensky: Rusia përdori raketa balistike të Koresë së Veriut në sulmet në Zaporizhia

August 11, 2026
Këshilli i BE-së miraton planin për rritje ekonomike në Ballkan, si do të bëhet ndarja e 6 miliardë eurove

BE, kritika Beogradit: Deklaratat për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit duhet të shmangen

August 11, 2026
Kishte shkuar me pushime në Republikën Domenikane, vdes tragjikisht adoleshentja britanike

Kishte shkuar me pushime në Republikën Domenikane, vdes tragjikisht adoleshentja britanike

August 11, 2026
Aksident në Elbasan –Peqin, kamionçina përplaset me autobusin

Aksident në Elbasan –Peqin, kamionçina përplaset me autobusin

August 11, 2026
Mega-operacioni në Spanjë, në hetim rrjeti shqiptar – Sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe 1 mln € cash

Mega-operacioni në Spanjë, në hetim rrjeti shqiptar – Sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe 1 mln € cash

August 11, 2026
Shkelësit “kapen” nga teknologjia, ministri Lamallari publikon pamjet e kontrolleve

Shkelësit “kapen” nga teknologjia, ministri Lamallari publikon pamjet e kontrolleve

August 11, 2026
Përdoret “forcë e tepërt” gjatë lindjes, vdes foshnja…

Shqipëria drejt tkurrjes! INSTAT: Vetëm 218 lindje më shumë se vdekjet në tremujorin e dytë

August 11, 2026
Spanja në alarm nga zjarret! Mbi 244 mijë hektarë të përfshirë nga flakët

Spanja në alarm nga zjarret! Mbi 244 mijë hektarë të përfshirë nga flakët

August 11, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Mes Prishtinës e Kievit, Tirana edhe mish, edhe peshk

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com