• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Masakra e Romës, e vrarë edhe shoqja e Melonit. Kryeminstrja: Nuk është e drejtë të vdesësh kështu!

by
12/12/2022 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Personi që vrau këto 3 gra është ndaluar dhe shpresoj që drejtësia të bëjë punën e saj sa më parë”. Kështu shkruan Giorgia Meloni në një postim në Facebook, duke komentuar ngjarjen e rëndë në Romë, ku mbetën të vrara 3 gra, mes tyre edhe mikesha e saj Nicoletta Golisano.

“Nicoletta ishte mikesha ime, nuk është e drejtë të vdesësh në këtë mënyrë”, shkruan kryeministrja italiane.

“Nicoletta ishte një nënë luftarake, një mikeshë e sinqertë dhe e rezervuar, një grua e fortë dhe e brishtë në të njëjtën kohë. Por mbi të gjitha ishte një profesioniste me një ndjenjë përgjegjësie të jashtëzakonshme. Ishte pikërisht kjo përgjegjësi për punën që e çoi aty mëngjesin e së dielës, ku një burrë e priste për ta vrarë me armë zjarri, bashkë me dy gra të tjera, gjatë një mbledhje për pronat në Romë. Nicoletta ishte mikesha ime. Lë pas bashkëshortin Giovanni dhe një fëmijë të mrekullueshëm, 10-vjeçarin Lorenzo. I shpreh ngushëllimet familjes së saj dhe familjeve të tjera, që u shkatërruan nga kjo ngjarje”.

“Personi që vrau këto 3 gra të pafajshme dhe plagosi edhe 4 persona të tjerë është ndaluar dhe uroj që drejtësia të bëjë punën e saj sa më shpejt. Poligoni ku mori armën (pasi iu ishte refuzuar kërkesa për të zotëruar armë), është nën sekuestro. Megjithatë fjala ‘drejtësi’ nuk do të mund të vendoset kurrë plotësisht në këtë ngjarje. Sepse nuk është e drejtë të vdesësh kështu”, shton Meloni.

“Nicoletta ishte e lumtur dhe tejet e bukur me fustanin e kuq që kishte blerë për festën e ditëlindjes së saj të 50-të, pak javë më parë. Unë do ta kujtoj gjithmonë ashtu të lumtur dhe të bukur. Lamtumirë Nico. Të dua shumë”, e mbyll reagimin e saj kryeministrja italiane.

/e.d

Next Post
Vëllai i madh shpëton vëllain e vogël

Tensionet në veri të Kosovës, Rama reagon sërish: Albin Kurti ka të gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua”- Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua”- Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj

September 3, 2026
BE vendos taksë të re për produktet e lira nga Kina

BE vendos taksë të re për produktet e lira nga Kina

September 3, 2026
PD-në e ‘zuri’ mallkimi i Olldashit dhe veteranëve, selia si vend ‘vakëf’

“Krimi po sfidon shtetin”- PD reagon për situatën e rendit: tri ngjarje brenda ditës! Rama s’mund të fshihet pas propagandës “Rilindja 2.0”

September 3, 2026
Luis Enrique i bindur: “Topi i Artë” i takon një lojtari të PSG-së!

Luis Enrique i bindur: “Topi i Artë” i takon një lojtari të PSG-së!

September 3, 2026
KLGJ merr vendimin, rrëzohen kërkesat e ish-anëtarëve të Vettingut për t’u bërë gjyqtarë të Apelit

Vijon përplasja për pagat/ KLGJ letër Ministrisë së Financave: Ekzekutoni rrogat e gushtit për gjyqtarët, zbatoni vendimin e Kushtetueses

September 3, 2026
Propozimet për shkarkimin e Salës dhe emërimin e Spahiut si ministre e Shëndetësisë mbërrijnë në Presidencë! Pritet dekreti i Begajt

Propozimet për shkarkimin e Salës dhe emërimin e Spahiut si ministre e Shëndetësisë mbërrijnë në Presidencë! Pritet dekreti i Begajt

September 3, 2026
“Shqipëria është gati”- Ministri Hoxha takohet me Komisioneren Kos në Dublin: Të vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave të anëtarësimit në BE

“Shqipëria është gati”- Ministri Hoxha takohet me Komisioneren Kos në Dublin: Të vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave të anëtarësimit në BE

September 3, 2026
Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Kemi imunitet!

Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Kemi imunitet!

September 3, 2026
Skandali s*eksual dhe pornografi me te mitur, lojtarët e akademisë së Real Madridit dënohen me nga një vit burg!

Skandali s*eksual dhe pornografi me te mitur, lojtarët e akademisë së Real Madridit dënohen me nga një vit burg!

September 3, 2026
Tirana në ngërçin e Veliajt, Kume: Ligji u shkel nga palët, shkarkimi tani nuk do ta zgjidhte krizën e kryeqytetit!

Tirana në ngërçin e Veliajt, Kume: Ligji u shkel nga palët, shkarkimi tani nuk do ta zgjidhte krizën e kryeqytetit!

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com