• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Masakra e Reçakut/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Vuçiç të kërkojë falje

by Java News
15/01/2020 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë teksa ka kujtuar sot masakrën e Reçakut, ku humbën jetën 45 persona, deklaroi se kjo është një nga ngjarjet me përmasa rrëqethëse për të gjithë njerëzimin. Përmes një mesazhi drejtuar mediave, Këshilli i Ambasadorëve pohon se të vërtetat e hidhura të kesaj ngjarje mos të harrohen kurrë, në mënyrë që mos të përsëriten më.

Në këtë përvjetor të 21-të të kësaj masakre, Këshilli i Ambasadorëve bën thirrje për reflektim, ndërsa ngre më fokus shqetësimin se politikanët serbë e lexojnë këtë histori ende me syzet e errëta të nacionalizmit radikal, ndërsa shigjeton edhe presidentin Aleksandar Vuçiç. Po ashtu Keshilli i Ambasadoreve ben thirrje që të kërkohet falje publike për masakrën.

DEKLARATA E KËSHILLIT TË AMBASADORËVE SHQIPTARE

Duke vështruar 21 vjet me parë kur mbarë bota u trondit nga një raport i lëshuar nga Misioni i OSBE – së në Kosovë nëpërmjet të cilit Ambasadori amerikan Ëilliam Ëalker njoftonte për atë që mori emrin “Masakra e Reçakut”, e cila konsiderohet si një nga ngjarjet më të rënda jo vetëm të historisë së Kosovës, por një ngjarje me përmasa rrënqethëse për të gjithë njerëzimin.

Ajo ngjarje me gjithë tragjizmin e saj është një thirrje që në Kosovën e re të gjithë qytetarët pavarësisht besimeve dhe etnive, te jetojnë ne paqe , si rruga më e drejtë për të kontribuar në mirëkuptim e besuar në një të ardhme që sjell prosperitet e zhvillim. Ajo është njëkohësisht edhe një thirrje, jo për të kthyer kokën pas, por për të mos harruar të vërtetat e hidhura që e kaluara e afërt ju ka rezervuar me qëllimin që të mos përsëriten kurrë, por edhe të pranohen si një realitet që historia ia ngarkon atyre që e kryen atë krim makabër.

Në këtë përvjetor të 21-të të asaj që ka ndodhur me 15 janar të 1999, është momenti i reflektimit edhe për ata politikanë serbë që historinë e së djeshmes së afërt akoma vazhdojnë ta lexojnë me syzet e errëta të nacionalizmit radikal ,duke mos kontribuar në krijimin e një klime paqësore e stabiliteti , që vjen edhe nga pendesa e pranimi i së vërtetës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë konstaton me trishtim që këtij grupimi i bashkohet edhe Presidenti Aleksandar Vuçiç duke mohuar një krim lufte të pranuar botërisht e të dokumentuar me fakte.

Masakra e Reçakut ishte një nga ngjarjet që shënoi kthesen e madhe në qëndrimin e diplomacisë ndërkombëtare për atë që po ndodhte në Kosovë, duke i hapur udhë ndërhyrjes ndërkombëtare.

Për shpëtimin e Kosovës luftonte me heroizëm UÇK-ja, kontribuonte i gjithë faktori shqiptar brenda dhe jashtë kufirit, bombardonin avionët e NATO-s për paralizimin e fuqisë ushtarake të Beogradit, vepronte intensivisht diplomacia botërorë. Në këtë ditë simbolike të Masakrës së Reçakut që zgjoi ndërgjegjen kombëtare dhe atë të opinionit botëror për çka po ndodhte në Kosovë, Këshilli Ambasadorëve Shqiptarë shpreh ndjenjat e respektit më të thellë për ata që sakrifikuan për lirinë dhe shtetbërjen e Kosovës, por edhe gjen rastin të kërkojë nga të gjithë të vlerësojnë me realizëm ngjarjet e asaj periudhe, të kërkohet falje publike pasi ajo i kontribuon së vërtetës, por edhe paqes e stabilitetit në rajon. Duke njohur të vërtetën janë me të mundshme rrugët për të ecur sëbashku për të ndërtuar të ardhmen përmes paqes e drejtësisë, në shërbim të mireqënies për brezat e ardhshëm. /e.s/

Next Post

Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve dhe vendos se kur do të rifillojnë protestat në shesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In