Sulmet ajrore ruse në Ukrainë, të konsideruar si më fuqishmet që prej nisjes së luftës kanë shkaktuar vdekje e 11 personave deri më tani, ndërsa 64 kanë mbetur të plagosur.
Raportohet se nga sulmet ka humbur jetën dhe kreu i departamentit të policisë kibernetike të Ukrainës, Yuri Zaskoka ,raporton Nexta.
84 raketa vërshuan në disa qytete të Ukrainës mëngjesin e kësaj të hënë si kundërpërgjigje e sulmit të urës së Krimesë së të shtunës, për të cilën Rusia akuzon Ukrainën.
Nderkohe qe 11 persona të vrarë dhe 64 të plagosur është bilanci i dy shpërthimeve që kanë zgjuar kryeqytetin e Ukrainës. Bombardimet hakmarrëse për sulmet e së shtunës në urën e Krimesë nga Rusia, kanë kthyer Kievin në një arenë të frikshme me shpërthime, xhama që thyhen dhe civilë që vrapojnë të frikësuar./m.j